Panorama Sport (Albania)

Nako: Basti me veten, pse u riktheva tek Apolonia

“Klubi ka një strategji afatgjatë, ngjitemi në Superiore”

- BUJAR RAMA

udin Nako vlerëso het pa hezitim si një ndër prurjet më cilësore të Apolonisë gjatë këtij sezoni. Është futbollist­i që ka mbi shpinë më shumë përvojë se kushdo tjetër te bardhejesh­ilët, çka di ta vërë mirë në shfrytëzim në dobi të skuadrës. Është ndër të parët që u rikthye për të ndërtuar një Apoloni pretendent­e dhe tani bën një analizë mbi gjendjen aktuale të skuadrës fierake.

NAKO - "Skuadra ka progres dhe treguesit janë pozitivë, - thotë qendërmbro­jtësi fierak. - Po ecet në rrugën e mbarë dhe të gjithë lojtarët janë të motivuar në maksimum për të arritur formën e tyre optimale e për të dhënë më të mirën, duke u vënë në shërbim të objektivav­e që ne duam të arrijmë gjatë këtij sezoni". Së bashku me futbollist­in tjetër të përvojës, Andi Priftin, 31-vjeçari Nako krijon dyshen e qendrës në mbrojtjen e Apolonisë, të paktën kjo ka qenë zgjedhja e trajnerit Miho në 5 ndeshjet miqësore që janë zhvilluar deri tani gjatë këtyre përgatitor­eve. Janë plot 7 gola të pësuar në 5 ndeshje dhe Nako e ka një opinion edhe për këtë fakt. "Nuk duhet parë si diçka alarmante, pasi janë vetëm ndeshje përgatitor­e dhe jemi në kohë për t'u përmirësua­r. Sigurisht që duhet të përmirësoh­emi dhe ende nuk jemi në formën më të mirë, por po punojmë fort në këtë drejtim. Ne funksionoj­më në grup dhe nuk shihen faji si individual, por si repart, ndaj them që edhe ne të difensivës duhet të rrisim nivelin e përgatitje­s dhe kujdesin në lojë, në mënyrë që të evitojmë gabimet e të minimizojm­ë hapësirat për pësimin e golave", thotë qendërmbro­jtësi Nako. Veç të tjerash, futbollist­i fierak e sheh si mjaft të spikatur alternimin e brezave të lojtarëve dhe e evidenton si një nga pikat kyçe të punës së stafit teknik. "Po bëhet një punë e kujdesshme në këtë drejtim, në evidentimi­n e të rinjve të talentuar, por edhe në përshtatje­n e tyre brenda grupit dhe edukimit të tyre me mentalitet­in e duhur dhe përgjegjës­inë që duhet të ndiejnë si futbollist­ë të Apolonisë. Janë vërtet lojtarë që të impresiono­jnë dhe me të ardhme të garantuar", thotë mes të tjerash për "Panorama Sport" mbrojtësi i Apolonisë, Rudin Nako. Ndërkaq, skuadra fierake do të luajë sot miqësoren e radhës, në orën 17:30, ku do të presë në stadiumin "Loni Papuçiu" skuadrën e Luftëtarit. Një sfidë që pritet me shumë interes nga të dyja ekipet.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania