Panorama Sport (Albania)

Taullau nënshkruan për Lushnjën

-

Lushnjarët vijojnë të përgatiten në kushtet e shtëpisë, ndërsa të hënën e 13 gushtit skuadra do të zhvendoset në Pogradec, ku do të përgatitet në kushte grumbullim­i. Një nga "veteranët" e verdhejesh­ilëve, mbrojtësi 32- vjeçar Erion Xhafa, në një prononcim për gazetën "Panorama Sport" shprehet se ekipi është i mobilizuar, teksa synimet mbeten të larta. Ndërkaq, në seancën e djeshme stërvitore lushnjarëv­e iu është bashkuar mesfushori 32vjeçar Ledjan Taullau. Mesfushori lushnjar ka firmosur edhe kontratën duke u bërë lojtari i 19-të që nënshkruan kontratë me Lushnjën për edicionin e ri. Klubi lushnjar vijon të jetë në kontakte për të afruar edhe 2-3 lojtarë të tjerë. DEKLARATA

"Ekipi ka pësuar shumë ndryshime nga viti i kaluar. Jemi duke punuar për Lushnjën e edicionit të ri. Në ekip ka lojtarë të eksperienc­ës si kapiteni Sefa, portieri Bejte, Bufasi, Alushi, Allkanjari. Bashkë me ne janë rikthyer te Lushnja edhe lojtarë që më parë kanë luajtur me ne. Jemi duke u përgatitur që fillimi i shtatorit të na gjejë midis pretendent­ëve. Lushnjën e quajnë pretendent­e dhe besoj se kështu do të jemi. Kemi nevojë për disa përforcime me lojtarë cilësorë dhe besoj se klubi do t'i realizojë ato. Patjetër që problemi i fushës është real dhe prezent te Lushnja. Një ekip që ka pësuar ndryshime e ka më se të domosdoshm­e fushën. Unë luajta në miqësoret, por isha shkëputur që nga tetori i vitit të kaluar për arsye dëmtimi. Mendoj se Pogradeci do të jetë pjesa më e rëndësishm­e e përgatitje­ve tona", u shpreh mbrojtësi Xhafa. Alban Alushi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania