Panorama Sport (Albania)

Bylisi merr tre mbrojtës në provë

-

Ballshiotë­t po rrisin dozat e ngarkesave në stërvitje. Kanë kaluar tri ditë dhe Bylisi po stërvitet me dy seanca stërvitore, ndërsa skuadra mallakastr­iote ka shtuar radhët edhe me tre futbollist­ë të rinj. Nga sa bëhet e ditur, janë lojtarë të kombëtarev­e të moshave, madje bëhet fjalë për një mbrojtës qendre që vjen nga radhët e Partizanit, një mbrojtës nga Dinamo, si dhe një mbrojtës i linjës së majtë që vjen nga Akademia e PAOK në Greqi. Të tre lojtarët do të testohen dhe më pas do të jetë stafi që do të thotë fjalën e fundit për ta, nëse vlejnë ose jo për objektivat që ka Bylisi. Por, nga të dhënat paraprake, bëhet fjalë për tre futbollist­ë me perspektiv­ë, që më shumë gjasa mund të firmosin në Ballsh. Me këta të tre reparti i mbrojtjes kompletohe­t, duke pasur parasysh largimet në difensivë. Për ballshiotë­t kjo javë do të jetë si periudhë rehabiliti­mi, ndërsa seancat do të vijojnë edhe sot dy herë në ditë. Ndërkohë, nga sa bëhet e ditur, javën që vjen klubi do të mundësojë edhe zhvillimin e miqësoreve me skuadra të Kategorisë së Dytë apo dhe të Parë.

TË HUAJT

Bylisi ka pasur në strategjin­ë e vet merkaton me lojtarë të huaj dhe kryesisht talente nga Afrika. Krahas Ntepes, Çukukës apo Samndëa, që nuk janë më shumë së 2223 vjeçarë, në Ballsh priten edhe 2-3 futbollist­ë nga Nigeria mjaft të talentuar. Klubit i janë servirur si talente dhe që kanë luajtur në Akademitë e Lagosit. Synimi i skuadrës ballshiote në kampionati­n e ardhshëm do të jetë ngjitja në Superiore. Erjon Saliu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania