Panorama Sport (Albania)

Elbasani bën gati spastrimet, afrohet Nertil Hoxhaj

Ish-futbollist­i i Flamurtari­t del në stërvitje

-

Pas dyndjes do t'iu vijë radha spastrimev­e. Kjo pritet të ndodhë me Elbasanin gjatë këtyre ditëve, ku stafi teknik do të duhet të bëjë përzgjedhj­en e atyre që do të vazhdojnë ende me skuadrën dhe atyre që nuk e kalojnë provën. Me Elbasanin janë duke u stërvitur afro 40 lojtarë, por më shumë se gjysma e tyre do të largohet. Mësohet se, nga sa është parë gjatë këtyre ditëve, niveli i atyre që janë afruar për provë nuk është i duhuri, ndryshe nga sa shpresonin në klub. Përjashto 2-3 lojtarë, pjesa tjetër nuk ka qenë brenda pritshmëri­ve. Megjithatë, klubi ka programuar një tjetër test miqësor ditën e sotme, ku do të shihen më konkretish­t edhe futbollist­ët që janë në mëdyshje. Pas këtij testi do të mësohen edhe emrat e parë të lojtarëve që do të largohen, për t'u dhënë kështu kohë që të shohin për skuadra të tjera dhe të mos mbahen varur nga Elbasani. Verdheblut­ë kanë synime për t'u ngjitur në Superiore këtë sezon, por aktualisht nuk kanë asgjë në vijë për sa i përket këtij fakti, pasi mungojnë goditjet e premtuara në merkato. Gjithsesi, ditën e djeshme në stërvitje ka pasur një prurje të re dhe

bëhet fjalë për një futbollist që mund t'i bëjë vërtet punë skuadrës. Ish- futbollist­i i Bylisit dhe Flamurtari­t, Nertil Hoxhaj, ka dalë në stërvitje me Elbasanin. Ndërkaq, skuadra do të vazhdojë disa ditë me seancat stërvitore dhe më pas do të nisë të luajë ndeshje miqësore. Kur

lojtarët të marrin ngarkesat e nevojshme, stafi teknik do t'i provojë të gjithë në disa miqësore që kanë parashikua­r të luajnë. Pritet që Elbasani i sezonit të ardhshëm të jetë një ekip me lojtarë cilësorë që do të pretendojn­ë ngjitjen në Superiore. Vladimir Mema

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania