Panorama Sport (Albania)

Reagon klubi: Ja emrat për trajner dhe drejtor sportiv

-

Në mbrëmjen e djeshme, saktësisht në orën 23:30, klubi shkodran ka dalë me një komunikatë për shtyp, duke sqaruar çështjen e trajnerit të ri dhe drejtorit sportiv. "Klubi i Futbollit Vllaznia sh.a. njofton përfundimi­n e fazës së parë të përzgjedhj­es së trajnerit dhe drejtorit sportiv. Pas administri­mit të kandidatur­ave të paraqitura, të cilat kanë qenë të konsiderue­shme, serioze dhe nga brenda e jashtë Shqipërisë, Vllaznia ka vendosur vijimin e procedurës së përzgjedhj­es për kandidatur­at më poshtë:

PËR POZICIONIN E DREJTORIT SPORTIV Agim Canaj (ish-trajner) Alban Neziri

(drejtor teknik i Akademisë) Engin Firat (ish-trajner turk) PËR POZICIONIN E TRAJNERIT

Baldo Raineri (ish-trajner i Vllaznisë) Dervish Haxhiosman­oviç (ish-trajner i Vllaznisë) Edi Martini (ish-trajner i Vllaznisë) Engin Firat (ish-trajner turk) Hasan Lika (ish-trajner i Vllaznisë; Përzgjedhj­a e mësipërme është bërë bazuar në CV-të e depozituar­a dhe në projektet e paraqitura nga secila kandidatur­ë. KF Vllaznia falënderon të gjithë ata që u shprehën të gatshëm të kontribuon­in pranë klubit, ndërsa në ditët në vijim do të ketë sërish komunikim për ecurinë e procesit të përzgjedhj­es së drejtorit sport- iv dhe trajnerit", citohej ndër të tjera në njoftimin e klubit. Ndërkohë, mes kandidatur­ave që kanë drejtuar në të kaluarën Vllazninë, madje janë shpallur edhe kampionë, siç është rasti i malazezit Haxhiosman­oviç, ajo që bie në sy është vetofrimi i turkut 48-vjeçar, Engin Firat. Ky i fundit ka një CV të pasur, duke drejtuar klube në Superligën turke si Samsunspor, Antaliaspo­r dhe në rolin e asistentit te Fenerbahçe. I njohur në Turqi si ekspert i taktikës, gjatë viteve të fundit ka drejtuar në Iran dhe Amerikë, pikërisht te Sepahan dhe Dallas Siti. Në të kaluarën ka qenë edhe zv.trajner tek Ejntraht Frankufrt. CV-ja e tij është impresionu­ese. Në vitin 2008 ai ka punuar edhe si zv.trajner te Kombëtarja e Iranit, duke qenë ndihmës i Ali Dai. Më së shumti në karrierën e tij ka qenë në rolin e asistentit, por edhe të drejtorit sportiv. Mbetet për t'u parë nëse klubi do të zgjedhë turkun 48-vjeçar.

 ??  ?? Engin Firat
Engin Firat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania