Panorama Sport (Albania)

Ish-lojtari i Sopotit, këngëtar rroku në Brazil

“Nuk ia vlente të luaja më, tani po bëhem i famshëm”

- LEDION QOSHKU

istoritë e futbollist­ëve të huaj që vijnë luajnë në Shqipëri janë nga më të ndryshmet. Disa e përdorin si trampolinë kampionati­n tonë për të kaluar më pas në ekipe më me emër në Europë. Disa të tjerë vijnë me këtë ëndërr, por përfundojn­ë rrugëve të Shqipërisë duke bërë më pas gjithfarë punë për të mbijetuar, ndërsa ka dhe të tjerë që vijnë si futbollist­ë dhe kur kthehen bëhen këngëtarë të një grupi rroku. HISTORIA E RRALLË

Kjo i ka ndodhur ishmbrojtë­sit të Sopotit, braziliani­t Pedro Mendes Mistieri, i cili pas një eksperienc­e të pasuksessh­me në kampionati­n shqiptar, u kthye menjëherë në vendlindje duke u munduar të bëjë një punë tjetër, pasi me futbollin nuk po ia arrinte. Dhe papritur zbuloi se ishte një këngëtar i zoti. Vetëm 21 vjeç, futbollist­i vendosi të lërë futbollin për të ndjekur një tjetër ëndërr që po i rezulton më e suksesshme. RRËFIMI

"Futbolli ka qenë ëndrra ime, ashtu si e shumë djemve të tjerë të rinj që sportin e futbollit e shohin si ëndrrën e vetme për t'u ndjekur, pasi aty i ke të gjithë të mirat. Në moshën 20-vjeçare u transferov­a në Shqipëri me Sopotin, por gjërat nuk po shkonin si duhet. Stërvitesh­a me pasion, por në fushë nuk përshtates­ha si duhet dhe më shume rrija në stol. Mërzitesha shpesh dhe shumë mendime më vinin ndërmend. Mendoja ta lija sportin, por çfarë të bëja më pas nuk e dija. U ktheva në Brazil dhe vetëm mendoja se çfarë të bëja me jetën time. Dhe ashtu rastësisht më lindi ideja t'u bashkohesh­a disa të afërmve të mi që kanë krijuar një grup rroku dhe bëjnë muzikë. Më pëlqeu ideja, por kur testova edhe zërin më pëlqeu edhe më shumë e gjitha kjo. Iu bashkova grupit me kohë të plotë dhe dhashë gjithçka aty për rreth 1 vit. Idetë nuk ndaleshin dhe, veç muzikës, mendova të hap edhe një linjë veshjesh me logon e grupit tonë muzikor dhe çdo gjë ka ecur më së miri. As vetë nuk e mendoja se do kaloja nga futbolli diku tjetër dhe do kisha këtë sukses. E falënderoj zotin për këtë", përfundoi prononcimi­n e tij për gazetën ish- lojtari brazilian i Sopotit. Një histori e rrallë se si një lojtar që dështon në fushë, mund të gjejë alternativ­a të tjera për të mbijetuar. Një nga ato ngjarje të veçanta që të habisin kur i dëgjon.

 ??  ?? Braziliani gjatë një prej performanc­ave të tij si këngëtar
Braziliani gjatë një prej performanc­ave të tij si këngëtar
 ??  ?? Pedro Mistieri kur luante për Sopotin
Pedro Mistieri kur luante për Sopotin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania