Panorama Sport (Albania)

Atletikë, Burraj do finalen e Berlinit

“Do të synojmë kapjen e normës olimpike dhe thyerjen e rekordit kombëtar”

- SENAD NIKSHIQI

ranko Burraj është atleti i Vllaznisë, i cili do të marrë pjesë në kampionati­n europian të atletikës që do të zhvillohet në Berlin të Gjermanisë. Bashkë me kampionin e Europës, Izmir Smajlaj, dhe Luiza Gegën do të garojë mes më të mirëve të Europës edhe Franko Burraj. Edhe pse shkodrani ka vetëm një vit e gjysmë që bën stërvitje me trajnerin Bruno Rrotani, ka arritur shumë rezultate të larta që premtojnë për të ardhmen. Burraj në Lojërat Mesdhetare të zhvilluara së fundmi në Tarragona të Spanjës arriti që me rezultatin e tij të kapë normën e duhur për të marrë pjesë në kampionati­n europian. Në finale të Tarragonas, Burraj u rendit i gjashti me kohën 46"58 në garën e 400 metrave, aty ku edhe është disiplina e tij. Vetëm pak ditë nga fillimi i kampionati­t europian, në një prononcim për "Panorama Sport", trajneri Rrotani tregon gjendjen që po kalon Franko Burraj.

"Franko Burraj është vetëm 20 vjeç. Nuk ka më shumë se një vit e gjysmë që stërvitet dhe ka arritur shumë shpejt rezultate të larta. Në garën e Tarragonas në Spanjë në Lojërat Mesdhetare jo vetëm se theu rekordin kombëtar që kishte disa kohë që nuk thyhej në garën e 400 metrave, por po ashtu kapi normën me 46"58 për të marrë pjesë në kampionati­n europian të atletikës që do të jetë në Gjermani. Pra, përveç dy sportistëv­e të mirënjohur Izmir Smajlaj dhe Luiza Gega, pjesë e përfaqësue­s së Shqipërisë në atletikë do të jetë edhe Franko Burraj. Besoj se është një arritje tjetër kjo, qoftë për Vllazninë, por edhe për Shqipërinë, e cila ka më shumë sportistë në elitën evropiane, por edhe vazhdon që të prodhojë elementë të rinj cilësorë herë pas here, si në rastin e Franko Burrajt. Është një djalë i ri me shumë perspektiv­ë. Ka egon e duhur dhe është një djalë që punon shumë për të arritur objektivat që kemi së bashku. Besoj që do të jetë vëmendja e duhur edhe për Burrajn si një sportist i të ardhmes së shpejtë", deklaron trajneri i atletit shkodran. Më pas duke folur për objektivat që ka, Rrotani rrëfen se atleti i tij, Franko Burraj, në europianin e Gjermanisë si synim ka daljen deri në finalen në garën e 400 metrave, por edhe thyerjen sërish të rekordit kombëtar që e mban po vetë. "Në kampionati­n europian të atletikës, Franko ka si synim daljen deri në baterinë finale mes më të mirëve të Europës. Besoj se do të ishte një arritje e madhe, jo vetëm për ne, por edhe për kombëtaren shqiptare nëse një 20-vjeçar si Burraj shkon deri në finalen e 400 metrave. Po ashtu në synimet tona kësaj here është

edhe thyerja e rekordit kombëtar që e ka po Burraj duke e mbajtur që pas lojërave mesdhetare. Nëse arrijmë këto objektiva, themi se jemi në rrugë të mbarë dhe se kemi bërë gjënë e duhur. Ne kemi angazhimin maksimal për t'ia dalë, edhe pse dihet problemet që janë në Shqipëri

dhe sakrifica që ne bëjmë", tregon Rrotani. Në të ardhmen, pikësynim për Franko Burrajn është edhe kapja e normës për të marrë pjesë në Olimpiadën e Tokios. "Ne fillimisht po mendojmë për europianin për të arritur objektivat që kemi, por kjo s'do të thotë se

do lëmë gjërat e tjera pas. Edhe pse ka ende kohë, ne po bëjmë maksimumin që sa më shpejt të jetë e mundur, normalisht duke i dhënë kohën e mjaftueshm­e vetes, të arrijmë normën për Lojërat Olimpike të Tokios. Është tejet e vështirë, por Burraj ka një rritje të

kënaqshme në rezultatet e tij dhe natyrisht që një prej objektivav­e në të ardhmen është edhe arritja e normës për Olimpiadën. 45"40 është norma për Olimpiadën për të gjithë ata që merren me atletikë e dinë se sa e vështirë është për një sportist të ri dhe pa shumë eksperienc­ë.

Pavarësish­t kësaj, asgjë s'do të na pengojë që t'ia dalim dhe unë kam besimin e plotë se Burraj i ka të gjitha shanset për ta realizuar një gjë të tillë. Besoj do ishte një kënaqësi e madhe për të gjithë nëse do përfaqësoh­emi në Olimpiadë", përfundon Bruno Rrotani.

 ??  ?? Franko Burraj dhe trajneri Bruno Rrotani
Franko Burraj dhe trajneri Bruno Rrotani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania