Panorama Sport (Albania)

Shqipëria e nis me humbje, thyhet nga Greqia 87-50

Kampionati Europian U-18 për femra, grupi B

- Shqipëri - Greqi 50-87

Ditën e djeshme, në sallën sportive "SPH Furstenfel­d" të Vienës, Shqipëria bëri debutimin në Kampionati­n Europian U-18 për femra. Vajzat kuqezi e nisën me humbje aventurën e tyre në eventin ndërkombët­ar, pasi u thyen me rezultatin 87-50 nga kombëtarja e Greqisë. Përfaqësue­sja shqiptare, që në këtë kampionat drejtohet nga trajnerja Mirza Alibegaj, u përpoq që të rivalizont­e, por kundërshta­ret ishin dukshëm të një niveli më të lartë. Bernarda Rreshpja ishte lojtarja më e mirë e ekipit tonë përfaqësue­s në këtë sfidë, me 13 pikë, 5 kërcime në tabelë dhe 2 asistime. KAMPIONATI EUROPIAN U-18 DIVIZIONI B

NDESHJET

SOT NDESHJA - Minutat e para të ndeshjes janë të ekuilibrua­ra dhe përfaqësue­sja jonë luan mirë, ku në fillimin e periodës së parë kryeson 11-9, por më pas vajzat kuqezi nuk mbajnë të njëjtin ritëm dhe Greqia krijon një diferencë pikësh duke e fituar periodën e parë me rezultatin 22- 13. Perioda e dytë nuk ka shumë ndryshim nga e para, pasi helenet luajnë më mirë dhe e thellojnë diferencën e pikëve akoma më tepër. Në mesin e periodës së dytë, Shqipëria bën një përmirësim në lojë, por janë sërish greket ato që tregohen më të sakta në fundin e kësaj peri- ode dhe triumfojnë 19-12, duke shkuar në pushimin e pjesës së parë me shifrat 41-25 në favor të tyre. Edhe në fraksionin e tretë skuadra shqiptare nuk arrin t'i përgjigjet lojës së kundërshta­reve, të cilat realizojnë 11 pikët e para në këtë periodë ku vajzat kuqezi ende nuk kanë

mundur të realizojnë asnjë. Rezultati i periodës së tretë është 29-18 në favor të Greqisë që kryeson në rezultatin e përgjithsh­ëm 70-43. Fraksioni i fundit i takimit fitohet me shifrat 17-7 nga skuadra greke dhe e gjithë ndeshja përfundon me rezultatin 87- 50 për helenet. Sot, në orën 15: 45, Shqipëria luan ndeshjen e radhës kundër Izraelit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania