Panorama Sport (Albania)

Bonuçi, prova paqeje: U riktheva në familje

31-vjeçari kreu dje stërvitjen e parë përkrah Ronaldos

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

do udhëtim mbyllet me një rikthim dhe unë u riktheva në atë që e ende e ndiej si familjen time, si shtëpinë time dhe kurrë nuk jam shkëputur prej saj". Leonardo Bonuçi nis provat për të vendosur paqen mes tij dhe atyre tifozëve që kanë mbetur shumë të zhgënjyer, për të mos thënë të irrituar, për largimin e tij një sezon më parë në drejtim të Milanit. Gjithsesi, rikthimi i numrit 19 ka ardhur pas vetëm 1 viti dhe tashmë mbrojtësi ka dashur që t'u dërgojë një mesazh të qartë të gjithë juventinëv­e nëpërmjet rrjeteve sociale, menjëherë pas stërvitjes së parë që kreu ditën e djeshme. "Nuk dua të harroj ata që më mbështetën gjatë sezonit të fundit (duke iu referuar klubit dhe tifozëve të Milanit), që më dhanë mundësi të tregoj aftësitë e mia", shkruan Bonuçi në "Instagram" dhe më pas u drejtohet tifozëve bardhezinj. "Nga dita e sotme (dje) do të punoj edhe më fort. Me punën time do të tregoj se sa vlej dhe të konfirmoj se dëshira ime ishte për t'u rikthyer në familjen time, ku jam gati të fitoj sërish". Mbrojtësi sigurisht që me anë të këtij postimi po përgatit edhe ditën e prezantimi­t zyrtar, ku në konferencë­n për shtyp do të ngacmohet jo pak nga gazetarët që do të jenë të

pranishëm, por gjithashtu edhe nga tifozët. Nga Leonardo Bonuçi, ultrasit e Juventusit presin të dinë arsyen e vërtetë të largimit në drejtim të Milanit një vit më parë, por ndërkohë ai ka zbritur dje dhe ka kryer dopiostërv­itjen e urdhëruar që

nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga trajneri Masimilian­o Alegri, por në të njëjtën kohë ka takuar edhe shokun më të ri të skuadrës, Kristiano Ronaldon. Kujtojmë që 31-vjeçari u rikthye në Torino pas akordit për një shkëmbim kokë më kokë me mbrojtësin e ri, Matia Kaldara, teksa të dy u vlerësuan nga 40 milionë euro. Numri 19 i bardhezinj­ve firmosi për pesë vite, duke rënë dakord që të ulte pagën e tij nga 8 milionët e Milanit te 5 milionë euro neto në sezon plus bonuse te Juventusi.

 ??  ??
 ??  ?? Bonuçi dhe Dibala në stërvitjen e djeshme
Bonuçi dhe Dibala në stërvitjen e djeshme
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania