Panorama Sport (Albania)

Tare prezanton Berisha-Durmishi: Dy lojtarë idealë për Lacion

Merkato, drejtuesi: Milinkoviç? S’përjashtoj asgjë

-

Ditë prezantime­sh te Lacio, plot shtatë në një herë të vetme: të gjitha blerjet e klubit bardhekalt­ër kanë qenë dje prezentë në një konferencë për shtyp, përkrah Igli Tares, "trurit" të operacione­ve laciale. Drejtori sportiv ka komentuar merkaton verore, duke u ndalur edhe mbi dy shqiptarët e transferua­r në kryeqyteti­n italian. Tare fillimisht foli për Valon Berishën, 25 vjeç, i ardhur nga Salcburgu për 7,5 milionë euro plus bonuse (1,5 milionë page sezonale): "Për mua është një kënaqësi e madhe që prezantoj Berishën. Ka diçka që përfaqëson shpirtin e klubit tonë: është një luftëtar, nuk dorëzohet. Mendoj dhe shpresoj ta nderojë deri në fund këtë fanellë". Pas sulmuesit ka qenë radha e një mbrojtësi: Riza Durmishit, 24 vjeç, i transferua­r nga Real Betis për 6,5 milionë euro (1,6 milionë pagë). "E ndoqëm për 3-4 vite. Kur pata mundësi ta blija, nuk hezitova. Ka karakteris­tikat e duhura për modulin tonë. Do i duhet të ambientohe­t, por jam i bindur se nuk do zhgënjejë". Një koment edhe për Milinkoviç-Saviç, "molla e ndaluar" e merkatos së shumë klubeve: "S'ka qenë kurrë në shitje dhe do vlerësojmë vetëm oferta që kënaqin klubin dhe lojtarin". Pas Tares, përpara mikrofonav­e u paraqitën dy shqiptarët. BERISHA - Valoni, që te Lacio do mbajë numrin 7, u shpreh: "Ky është një hap i madh përpara në karrierën time, një ëndërr: nuk pata dyshime kur pranova ofertën. Kam pasur një dëmtim të lehtë, më duhen ende 7-10 ditë për t'u shëruar. Roli im? Numër 8 klasik, ndihmoj në mbrojtje dhe sulm. Objektivi? Të jem titullar, por ky aspekt i takon trajnerit". DURMISHI - Më tej, fjalën e mori Durmishi, që ka zgjedhur 14-ën: "Fillimisht, falënderoj drejtorin Tare për fjalët e tij: ka qenë shumë i rëndësishë­m në këtë zgjedhje. Mund të sulmoj e të mbroj, sipas kërkesës së trajnerit Inzagi. Kam luajtur edhe në modulin 3-5-2 me Danimarkën ( ka nënshtetës­i). Në futboll, megjithatë, duhet të presësh gjithmonë momentin tënd".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania