Panorama Sport (Albania)

Shevçenko: Një si Gonzalo sposton ekuilibrat

Ish-sulmuesi komenton merkaton: Dy blerje të denja për historikun e klubit

-

Andrij Shevçenko, i gjendur në Milano, nuk humbi rastin për të përshëndet­ur miqtë në "Casa Milan". Pas vizitës, trajneri aktual i Ukrainës dha edhe një intervistë për televizion­in e klubit.

Si ndihet një si Sheva në "Casa Milan"?

Sa herë kam mundësi kaloj në "Casa Milan". Ndiej shumë kënaqësi kur vizitoj muzeun. Mes fotove të shumta dhe trofeve të ekspozuar, emocionohe­m gjithmonë. Për mua Milano është një shtëpi e dytë, aq më tepër vendet që më lidhin me Milanin. Çfarë mund të na thoni për drejtorin Leonardo?

Jam tejet i lumtur për të. Më në fund u rikthye te Milani dhe puna e tij dallohet, pasi menjëherë erdhën dy lojtarë të mëdhenj. Me Leon jam shumë i afërt, pasi miqësia jonë lindi kur mbërrita te Milani. Ai ishte ndër njerëzit që më qëndruan më afër dhe më ndihmuan të ambientohe­m.

Kaldara e Higuain, dy goditje të mëdha, si ju duken?

Numri 33 është i rëndësishë­m sepse e ka mbajtur Tiago Silva. Matia i ka cilësitë për të bërë po aq mirë sa braziliani.

Për Gonzalon flet karriera dhe golat. Kudo ka qenë, ka shënuar shumë. Tani duhet të shkruajë historinë e Milanit dhe të spostojë ekuilibrat.

Cili është opinioni që keni për skuadrën e Gatuzos?

Milanin e kam ndjekur gjithmonë, por me Gatuzon edhe më shumë. Rino po bën

një punë të mirë, e cila do të dalë në pah edhe me integrimin e ardhjeve nga merkato. Besoj se këtë vit do të shohim një Milan më të fortë, ndërkohë që shpresoj që në klub të afrohen të tjerë lojtarë të rëndësishë­m të historisë së Milanit, sidomos Maldini për të cilin ka nisur të shpresojë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania