Panorama Sport (Albania)

Kaldara: Milani zgjedhje jete, dua të imitoj Tiago Silvën

Mbrojtësi s’i druhet presionit: Gati për Gatuzon

-

Pas Gonzalo Higuanit, edhe Matia Kaldara u prezantua zyrtarisht në një konferencë për shtyp në ambientet e klubit. Për një djalosh nga i cili pritet shumë, Milani paraqet një sfidë vendimtare për karrierën, sidomos kur je 24 vjeç dhe etiketohes­h si e ardhmja e mbrojtjes së Italisë. Dita e parë- "Kanë qenë ditë të ngjeshura dhe emocionues, por sot shoh shumë entuziazëm dhe mezi pres të filloj përvojën në ekip". Fanella- "Te Milani kanë luajtur mbrojtës të mëdhenj si Maldini, Nesta, Tiago Silva, por unë do të mundohem të bëj më të mirën së bashku me shokët. Zgjodha numrin e braziliani­t me shpresën që të arrij të bëj gjysmën e asaj që ai ka bërë në karrierë. Historia e klubit dhe e lojtarëve që kanë luajtur këtu është e jashtëzako­nshme. Leonardo besoi tek unë, ashtu si edhe drejtuesit e tjerë, ndaj dua të tregoj se e meritoj këtë mundësi". Juventusi: "Më blenë sepse besonin tek unë, por ky kuqezi është një cikël i ri dhe me shumë përgjegjës­i, ndaj mendoj të bëj vetëm më të mirën për Milanin".

Atalanta: "Trajneri Gasperini më ka mësuar shumë dhe me të jam rritur edhe si njëri. Kam pasur mundësinë të luaj në Ligën e Europës, një kompeticio­n krejt ndryshe nga Seria A. Të luash çdo tri ditë, është ndryshe nga një herë në javë, ndaj kam vetëm falënderim­e për Atalantën që më solli deri

në këtë pikë".

Konti e Kesi: "Kur e morën vesh për transferim­in, ishin më të paduruar se unë për të. Ata janë miq të mirë që më kanë treguar ndryshimet pozitive që po ndodhin te Milani". Taktika- "Gjatë përvojës tek Atalanta jam përmirësua­r shumë. Më pëlqen të markoj një për një, por edhe të ndërroj lojën, cilësi kjo e nevojshme për një mbrojtës modern. Unë jam në dispozicio­n për çdo detyrë". Trajneri- "Gatuzo më paralajmër­oi se duhet të punoj shumë. Jam gati dhe nga ana ime kam të gjithë vullnetin e

nevojshëm për kërkesat ndaj meje. Dua t'i tregoj Milanit dhe botës se sa vlej, ndaj mezi po pres që skuadra të kthehet nga SHBA".

San Siro- "Është stadiumi më emocionues në të gjithë Italinë. Çdo fëmijë që nis të luajë futboll ëndërron që një ditë të shkelë barin e ' San Siro'- s. Entuziazmi është i madh dhe jam tejet i lumtur për këtë transferim".

Italia- "Me Romanjolin njihemi që nga kohët e kombëtares U21. Ai është shumë i fortë, por gjithsesi do të jetë fusha që do të tregojë vlerën tonë. Sot mund të flasim sa të duam për

cilësitë, por në fund vlen vetëm ajo që bën gjatë ndeshjeve". Transferim­i- "Juventusi ishte klubi i parë që besoi tek unë, por Milanit nuk mund t'i thuash jo. Historia dhe emri i Milanit më shtynë të mendoj dhe të kuptoj se cila ishte zgjidhja e duhur për mua, ndaj jam i kënaqur për mënyrën sesi rrodhën ngjarjet dhe që jam këtu sot".

Preferenca­t- "Me tre apo katër mbrojtës nuk ka rëndësi, pasi është një aspekt që nuk i druhem. I kam provuar të gjitha rreshtimet mbrojtëse dhe taktikisht është diçka që mund të zgjidhet me punë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania