Panorama Sport (Albania)

Modriç “tërbon” Realin, Interi shpreson te dëshira e kroatit

“Suning” ka ofertën, gati 150-160 milionë në total

- Përgatiti: LEDIO NASE

erkato e kësaj vere na ka mësuar që jo vetëm gjithçka është e mundur, por edhe se nga një operacion mund të lindë një tjetër, se pas blerjes së një lojtari menaxheri i këtij të fundit mund të të ndihmojë të marrësh një tjetër klient të tij. Ndodhi me Juven që pasi diskutoi dhe bleu Kanselon me ndihmën e Zhorzh Mendeshit, hapi rrugën për të arritur te Kristiano Ronaldo. E paimagjinu­eshme, apo jo? Por, është ajo çka po ndodh edhe tek Interi. Piero Auzilio dhe bashkëpunë­torët e tij kanë biseduar gjatë me menaxherët e Sime Vrsalikos e tani janë pikërisht ata, Vllado Lemiç, Bepe Rizo e Predrag Mijatoviç protagonis­tët në gjendje të ndezin fantazinë e tifozëve zikaltër që duan Modriçin në "San Siro".

PRESION - Pasi sfumoi pista Vidal (edhe për arsye teknike të Spaletit), Auzilio synoi Luka Modriçin. Kroati po kalon ditët e fundit të pushimeve në Porto Çervo, Sardenjë. Tani lojtari pritet në Madrid, mes së dielës dhe së hënës. E kur të rikthehet në Spanjë, do takojë një Perez me siguri "të tërbuar". Presidenti i Realit deklaroi: "Modriç nuk shitet për asnjë euro më pak se 750 milionë", shifra në klauzolën e kontratës. Do varet mbi të gjitha nga presioni që Modriç, me në krah menaxherët e tij, do u bëjë "Galaktikëv­e". Milano shihet me pëlqim edhe nga bashkëshor­tja e numrit 10, ndër të tjera Modriç me Realin ka një kontratë prej 10 milionë eurosh në muaj deri në 2020-ën, Interi i ka përgatitur një pagë më të ulët (8 milionë), por deri në 2022-shin (kur Modriç do jetë 37 vjeç).

INVESTIM MILIONER - Mbetet për t'u kuptuar sa do kërkojë Florentino Perez në rast se lojtari do dojë largimin. Në krahun tjetër, "Corriere dello Sport" raporton se "Suning" ka dhënë miratimin për operacioni­n: Stiven Zhang, djali i pronarit Jindong, është entuziast nga ideja që Modriç të luajë në "San Siro": pritet të propozohet huazimi (së paku 15 milionë) me të drejtë blerjeje, për një investim total prej 150-160 milionësh në katër vite (përfshi pagën). Regjimi fiskal i lehtësuar në Itali do ishte një tjetër aspekt i preferuar nga mesfushori. Po nëse vërtet Modriç do ishte i "prangosur" nga 750 milionët e Perezit? Këtu do hynte në skenë një tjetër protagonis­t, një "Mister X" për të cilin po përflitet ditët e fundit dhe që do plotësonte dëshirat (dhe nevojat) e Spaletit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania