Panorama Sport (Albania)

Spaleti frenoi qëllimisht, s'donte tjetër si Naingolan

-

Më pak kreshta, më shumë rregull. Më shumë arkitektë, më pak luftëtarë. Më pak goditje, më shumë menaxhim topi. Interi nuk duket i zhgënjyer që humbi shansin për të transferua­r Arturo Vidalin dhe ia bashkuar kilianin Naingolani­t. Sipas "Gazzetta Dello Sport" ishte pikërisht ky frenim i gjatë i klubit zikaltër ai që e drejtoi 31-vjeçarin drejt një tjetër klubi. Spaleti frenoi pikërisht për shkak të këtyre arsyeve dhe iu fut një tjetër valleje, asaj të transferim­it të Luka Modriçit. Në fakt, Spaletit i duhet një lojtar i tipit David Pizarro, të cilin ai e stërviti me sukses fillimisht tek Udineze dhe më pas te Roma, ku kiliani ndërtonte dyshen përpara mbrojtjes me De Rosin. Identiteti i "Mister X" që kërkohet për këtë rol duhet të ketë edhe disa nga karakteris­tikat e "El Pek" (I Vogli), i cili me fanellën zikaltër luajti vetëm një sezon. Ashtu si Pizarro, ai duhet të dijë të mbrojë topin, ta menaxhojë atë, ta pasojë shkurt dhe gjatë, të driblojë kundërshta­rin për të krijuar superiorit­et numerik dhe të nxjerrë mbrojtjen në pozicion sulmues gjatë manovrës ofensive. Duhet të bëjë më shumë gjeometri, të ketë prekje më cilësore topi, forcë dhe km pafund. Të gjitha këto i garanton Naingolan. Me Borja Valeron nuk funksionoi edhe për arsye lëvizshmër­ie dhe shpejtësie dhe sot ai është organizato­ri i dytë. Luka Modriç natyrisht që është njeriu që i duhet më shumë Interit, i cili ka gjithçka duhet. Dhe mund t'i shtojmë edhe goditjen nga jashtë zone, klasin e pastër, intuitën gjeniale dhe lidershipi­n natyral. Te Kroacia, Daliç e provoi fillimisht si regjisorin e tërhequr, pastaj e avancoi në rolin e fantazisti­t për të gjetur më në fund ekuilibrin me skemën 4-1-4-1, ku Brozoviç lironte si atë ashtu edhe Rakitiçin. Interi kërkon një regjisor me këto cilësi. Javën e shkuar bëri një përpjekje për Kovaçiçin (e refuzuar) dhe Torreiran, për të cilin u tregua më i shpejtë Arsenali.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania