Panorama Sport (Albania)

Pushimet e tejzgjatur­a të Ramosit “përçajnë” Realin

Kapiteni, krahu i djathtë i Hulen Lopeteguit

-

Për të dytin vit radhazi kapiteni i Realit, Serxho Ramos, shijoi një privilegj që nuk është kapërdirë lehtë nga disa prej shokëve të skuadrës: të rikthehej nga pushimet verore me disa ditë vonesë, gjithnjë me lejen e stafit teknik. Futbollist­ët që morën pjesë në Botëror në Rusi, patën të drejtën për disa ditë më shumë pushimi, ndërsa bashkatdhe­tarët Isko, Asensio, Vazkez dhe Naço u rikthyen nga pushimet në datat 25-26 korrik. Karvahal iu bashkua skuadrës më 29 korrik. Nga Ramosi nuk kishte asnjë shenjë deri në fillim të gushtit. Kapiteni nuk ishte në dispozicio­n të trajnerit Hulen Lopetegui gjatë ndeshjes së debutimit në "Internatio­nal Champions Cup" kundër Mançester Junajtid, e cila përfundoi me fitoren e anglezëve 2-1. Mbrojtësi spanjoll iu bashkua shokëve në SHBA një ditë pas ndeshjes dhe mund të zbresë në fushë në miqësoren kundër Juventusit të dielën. Rikthimi i vonë, sipas asaj që shkruan "Marca", ka shkaktuar pakënaqësi në dhomat e zhveshjes, ku disa prej lojtarëve nuk e kanë pritur mirë lejen speciale për kapitenin e tyre. Por, në çdo rast, në vigjilje të finales së Superkupës së Europës (15 gusht) kundër Atletikos në Talin

të Estonisë, është e nevojshme që të rikthehet ekuilibri për të pasur edhe një herë cilësitë teknike dhe lidershipi­n e mbrojtësit të shumëdisku­tuar. KRAHU I DJATHTË - "Marca" këmbëngul se mbrojtësi që ka 13 vite që luan në "Bernabeu", i cili mban shiritin e kapitenit që prej

largimit të Iker Kasijasit në vitin 2015, do të jetë krahu i djathtë i Lopeteguit, aq më shumë që tani është larguar edhe Kristiano Ronaldo. I blerë nga Sevija në moshën 19-vjeçare, në vitet e para të Perezit si president për 27 milionë euro, gjatë këtyre viteve Ramosi është shndërruar

nga një mbrojtës i ri i djathtë i ethshëm për të mësuar sa më shumë, në një qendërmbro­jtës lider jo vetëm i repartit të tij, por edhe i gjithë skuadrës. Me fashën e kapitenit në krah, ai prej atëherë ka fituar katër nga pesë trofetë e fundit të Ligës së Kampioneve. Në dy prej këtyre finaleve, të dyja kundër rivalëve të Atletikos së Madridit në Lisbonë dhe Milano, andaluzian­i ka shënuar edhe gola vendimtarë, të cilët e afruan skuadrën më shumë me trofeun. Kapiteni tashmë ka sfidën e radhës, atë që të qetësojë ambientin, por për një si ai, ky nuk duhet të jetë aspak një problem.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania