Panorama Sport (Albania)

Rumenige refuzon Marsial, Junajtid do Boateng

Drejtuesi i Bajernit nuk e dëshiron francezin e Mançesteri­t, për arsye mbipopulli­mi të mesfushës

-

Antoni Marsial është emri më i përfolur në merkaton bavareze në këto javë të fundit. Në fillim, Bajerni ka kërkuar lojtarin, duke ofruar 50 milionë euro, shumë kjo që ka qenë e pamjaftues­hme për klubin anglez që ka kërkuar 70 milionë. Më pas, Junajtid ka sugjeruar që skuadrat të kryejnë një shkëmbim kokë më kokë midis francezit dhe sulmuesit polak, Robert Levandovsk­it. Por, kjo është kundërshtu­ar nga klubi gjerman që nuk kërkon të largojë bomberin nga skuadra. Numri dy i klubit bavarez, Karl Hainc Rumenige, ka deklaruar se klubi nuk është më i interesuar për Marsial, pasi në skuadër ndodhen shumë lojtarë në pozicionin e tij. "Kam lexuar në media që kemi interes për Marsial, nuk është e vërtetë. Këtu ka shumë lojtarë në pozicionin e tij. Ju kujtoj që para një javë nënshkruam një kontratë me një lojtar të talentuar kanadez që po bën shumë mirë në 'MLS', Dejvis", u shpreh Rumenige. E vërteta qëndron te fakti se Bajerni realisht ka një skuadër të kompletuar në repartin e sulmit dhe të mesfushës. Kujtojmë që në përfundim të sezonit të fundit, Arjen Roben dhe Frank Riberi rinovuan edhe për një sezon tjetër në Mynih. Ndërkohë për sa u përket largimeve, Boateng duket se ka bërë gati valixhet, së bashku me Vidal. Mbrojtësi gjerman u duk shumë pranë kalimit në Paris. Por, dje skuadra e Junajtid ka shfaqur interes për të. Murinjo kërkon të krijojë një mbrojtje me lojtarë me eksperienc­ë dhe Zherom është një ish-kampion bote me Gjermaninë në 2014. Trajneri portugez u ka bërë të ditur drejtuesve të klubit anglez për ta transferua­r Boateng sa më shpejt të jetë e mundshme, pasi nuk kërkon të humbasë kohë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania