Panorama Sport (Albania)

“Mendimi për Ozil ishte personal, Bajerni përfaqëson Gjermaninë”

-

Presidenti i Bajernit të Mynihut, Uli Hënes, ka folur në një intervistë për "Az" në "Tegernesee". Skuadra është që prej ditës së enjte e grumbullua­r në qytetin piktores. Ajo do të zhvillojë një minifazë përgatitor­e që do të përfundojë më 9 gusht. Hënes ka folur për kritikat e tij për Mesut Ozil dhe merkaton e skuadrës bavareze. Presidenti ka folur gjithashtu për atë që përfaqëson skuadra e Bajernit në Gjermani dhe jashtë saj.

Për Boatengun...

"Papritur dëgjon që Zherom Boateng ka dalë në shitje dhe mendon: Kur e kemi nxjerrë në treg? Do më ketë shpëtuar si rast (qesh)". Për skuadrën kombëtare...

Kur dëgjova për lojërat në orën tre të mëngjesit, mendova se si skuadra do të jetë në gjendje të luajë të nesërmen, mungon disiplina. Kjo është përgjegjës­ia e drejtuesve. Skuadra ishte e pafuqishme në fushën e lojës, dhe sigurish që nuk ishte faji i lojërave, kishte shumë faktorë të tjerë. Kritikat e rënda ndaj Ozilit.. "Kam thënë vetëm mendimin tim personal mbi performanc­ën sportive të Mesut Ozil në këto tre vitet e fundit me skuadrën. Nuk jam i mendimit që ai është në gjendje të luajë me skuadrën e përfaqësue­ses. "DFB" lejoi që ky diskutim të marrë ngjyrosje politike dhe racizmi. Edhe ndjekësit e Ozilit në rrjetet sociale kanë menduar të njëjtën gjë. Nuk ka si të ishte ndryshe kur ke aq shumë ndjekës dhe flet budallallë­qe, njerëzit do të mendojnë si ti. Unë thjesht kam kritikuar performanc­ën e tij sportive, asgjë më shumë. Ishte një kritikë personale e imja. Kurrë nuk kam menduar për origjinën e tij, nëse është turk apo jo. Për mua e rëndësishm­e ka qenë performanc­a e tij në fushën e lojës. Çështja u bë shumë politike, pasi shumë njerëz nga politika u përfshinë në të. Dalja në fotografi me Erdoganin ishte një gabim dhe Ozil duhet vetëm të kërkonte falje, kaq mjaftonte të bënte ai dhe çdo gjë do të shkonte mirë. Në lidhje me mendimin tim për të, nuk ka njeri në botë të ma ndryshojë.

Bajerni dhe Mynihu, një krenari..

Janë simbole që harmonizoj­në shumë mirë njëra-tjetrën. Jemi krenarë që vijmë nga Bavaria dhe jetojmë në Mynih. Jemi pjesë e një krahine shumë të mirë, njerëzit e duan futbollin dhe Bajernin e Mynihut. Jemi një skuadër që nuk përfaqëson vetëm Bavarinë, por edhe Gjermaninë. Këtu në "Tegernesee" ndihemi shumë mirë, përgatitje­t do të na ndihmojnë të jemi gati për sezonin e ri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania