Panorama Sport (Albania)

Guardiola-Sarri, “dashuri” përpara luftës

Tekniku i Çelsit: Është sot për sot trajneri më i mirë në botë

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

rajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, thotë se ai është i emocionuar që do të luajë përballë Mauricio Sarrit këtë sezon në Premier Ligë, prej të cilit thotë se do të mësojë shumë. Çelsi firmosi me ish- trajnerin e Napolit pas shkarkimit të Antonio Kontes dhe Sarri ka shansin për të fituar trofeun e parë në Angli, Superkupën në finalen e së dielës kundër Mançester Sitit. Guardiola e vlerësoi maksimalis­ht kolegun e tij sezonin e shkuar, kur "qytetarët" u përballën me Napolin në fazën e grupeve në Champions dhe tani thotë se 59-vjeçari do të revolucion­arizojë futbollin anglez. "Së pari, jam i lumtur që një menaxher i këtij niveli është në Premier Ligë. Do të mësoj shumë, duke e parë atë çdo fundjavë", tha tekniku katalanas përpara duelit në "Wembley". "Ne do të përmirësoh­emi shumë për shkak të ideve të tij për futbollin këtu në Angli. Kam parë tri ndeshje të Çelsit në këtë fazë përgatitor­e dhe ai ka arritur që në një kohë të shkurtër ta bëjë skuadrën të luajë siç dëshiron ai. Sigurisht që ka nevojë për më shumë kohë për të punuar me idetë e tij, por filozofia është përcjellë që tani dhe mendoj se të dielën na pret një ndeshje e bukur. Çelsi është gjithnjë një rivale e fortë, e tillë ka qenë me Konten dhe do të vazhdojë të jetë edhe me Sarrin. Mënyra se si ai luan, mendoj se është perfekte për futbollin anglez. Jam shumë i lumtur që erdhi këtu", nënvizoi Guardiola.

SARRI - Trajneri i Çelsit, Mauricio Sarri, thotë se ai është shumë optimist se Uillian do të qëndrojë në "Stamford Bridge", por është më i pasigurt për të ardhmen e Tibo Kurtuasë. Mançester Junajtid dhe Barcelona janë përfolur për një transferim të sulmuesit brazilian, i cili u rikthye vonë në klub për shkak se i skadoi pasaporta pas Kupës së Botës. Sarri pranon se ai është i pakënaqur me vonesën 5-ditore të lojtarit, por tani ka sqaruar gjithçka: "Fola dje me të për vonesën, por jo për të ardhmen e tij. Ishte një bisedë shumë pozitive. Jam i kënaqur. Nuk ka asnjë problem me Uillianin". I pyetur nëse beson se ai do vazhdojë të luajë për Çelsin edhe këtë sezon, 59-vjeçari u përgjigj: "Po, kam shumë besim se do

qëndrojë". Por, tekniku italian nuk është kaq optimist për portierin belg, i cili kërkon një transferim te Reali i Madridit. Çelsi dëshiron të mos e humbasë, por në të njëjtën kohë ka bërë gati alternativ­at për ta zëvendësua­r (Pikford, Shamjkëll, Batlend

janë disa prej emrave të përfolur). "Për momentin Kurtua është portier i Çelsit. Nuk e di për të ardhmen. Varet nga klubi, varet veçanërish­t nga ai dhe unë shpresoj që Kurtua të jetë portieri ynë". Të dielën Sarri mund të provojë shijen e trofeut të parë në Angli, kur

Çelsi të përballet me Sitin për finalen e Superkupës. Por, në "Wembley" italiani shikon si favorit skuadrën e Guardiolës. "Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për ne. Dua të fitoj, sepse është e rëndësishm­e të kesh një trofe të menjëhersh­ëm. Por, në këtë

moment të sezonit më e rëndësishm­e është loja. Duhet të përmirësoh­emi pa dyshim. Shpresoj të shoh nga skuadra ime një tjetër hap përpara". Guardiola përsërit gjatë gjithë kohës se Sarri është trajneri që e frymëzon dhe e vlerëson më shumë, por elozhet janë reciproke:

"Mendoj se Guardiola është trajneri më i mirë në botë në këto momente ose një nga më të mirët. Ndeshja është shumë e vështirë për një arsye. Ata kanë punuar së bashku prej dy vitesh dhe e kanë nisur fazën përgatitor­e 2.5 javë më parë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania