Panorama Sport (Albania)

Higuain: Juvja dhe Alegri s'më donin më

Argjentina­si ndez derbin me Ikardin: Krenar për Milanin, të gjithë e dini si do të përfundojë

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Gonzalo Higuain dhe një fanellë me numër 9 për të nisur një kapitull të ri të karrierës. Milani e mbulon në ar duke e bërë më të paguarin në ekip, ndërsa sulmuesi duhet t'ia shpërblejë me gola. Lidhur më këtë temë, por edhe shumë të tjera, 30vjeçari ka folur në konferencë­n për shtyp të ditës së djeshme.

Aventurë e re- "Dua të falënderoj klubin që besoi tek unë duke bërë një sforco të madhe ekonomike për të më sjellë këtu. Projekti kuqezi më motivon shumë dhe për mua është një sfidë shumë e bukur, së cilës do të përpiqem t'i përshtatem në mënyrën më të mirë. Vij në një skuadër me histori të jashtëzako­nshme dhe kur më thanë që do të isha pjesë e rilindjes së Milanit, u ndjeva krenar dhe pranova propozimin. Uroj të bëj gjëra të mëdha për klubin dhe tifozët që meritojnë të shohin Milanin të rikthehet në majë".

Leonardo, Juve e Alegri: "Leonardon e njoh prej kohësh dhe fjalët e tij më bindën. I jam mirënjohës atij dhe klubit. Për Juven kam vetëm falënderim­e. Ishin dy vite shumë të bukura. Fitova dy tituj dhe dy Kupa Italie në atë skuadër, por klubi vendosi të më shiste, ndaj pranova një skuadër ku m'u tregua që në fillim shumë dashuri. Edhe me Alegrin kam punuar dy vite, kishim këndvështr­ime të ndryshme, e megjithatë nuk ishte kjo arsyeja që unë u largova. Jam te Milani për besimin që ky klub më shfaqi".

Pritshmëri­të- "Jam i bindur për cilësitë e skuadrës ku mbërrij. Më pëlqente Milani sesi luante sezonin e kaluar. Gjatë gjithë karrierës kam luajtur në ekipe ku synimi kryesor ishin fitoret. Te Milani nuk ndryshon asgjë, madje kemi edhe misionin për të rikthyer Milanin e madh, ndaj jam shumë i lumtur që gjendem te ky klub".

Fanella "9"- "Është një numër që e kam mbajtur në klube ku fanella ka qenë vërtet e rëndë, ndaj fakti që po ma besojnë te Milani është një arsye më shumë për t'u ndier krenar. Jam brenda një sfide shumë të bukur për karrierën time, ndaj nuk duhet të bëj gjë tjetër, veçse të tregoj që besimi ndaj meje ishte i drejtë. Nëse ekipi beson se mund të shkojë larg, atëherë do të shkojë larg. Milanit i duhet besim në vetvete".

Çelsi- "Atje i vetmi që më dëshironte ishte Sarri, teksa këtu më deshën të gjithë. Motivimi dhe bindja që shfaqën drejtuesit e Milanit ishin arsyet thelbësore e transferim­it tim. Nga Milani njoh shumë lojtarë, jemi një skuadër e madhe që mund të bëjë gjëra të mëdha".

"Milanello"- "Kam 12 vjet që luaj në Europë, por 'Milanello' më shtangu, pasi ishte vërtet i veçantë. Aty ka çdo gjë që një futbollist ka nevojë të shohë, histori, gjelbërim, futbolli të mirëfilltë, m'u rrëqeth vërtet mishi. Këtu rigjeta Lukas Biljan,

miku im prej vitesh me të cilin luaj në kombëtare. Së bashku me të jam i bindur që mund të zhvillojmë një sezon të bukur".

Ronaldo- "Nuk kam asgjë lidhur me faktin që nuk do të luaj krah Ronaldos, fundja me të kam luajtur më parë. Jam besimplotë për këtë sfidë të re të karrierës dhe nuk më ngelet gjë tjetër veçse të punoj fort në çdo stërvitje për të mirën e Milanit".

Derbi kundër Ikardit"Kush e fiton derbin? Përgjigjja dihet..."

Hakmarrje ndaj Juves-

"Nuk kam ndjenja të tilla, për Juven kam shumë dashuri sepse kam miq e shokë që i dua fort. Objektivat personalë më sollën te Milani. Duhen gola, bindje dhe dëshirë për fitore në çdo kompeticio­n ku marrim pjesë. Duhet të besojmë se mund t'ia dalim".

Sulmi- "Milani ka një bateri të mirë sulmuese. Karakteris­tikat e sulmit janë si ato që më pëlqejnë mua dhe ky ishte një faktor në zgjedhjen time. Kutrone është i ri dhe ka shumë dëshirë të përmirësoh­et. Më kanë thënë se është një djalë i mirë. Do të jetë një garë në vetvete ajo

mes nesh. Për skuadrën në tërësi jam shumë kurioz, sepse ka lojtarë me karakteris­tika që i admiroj".

Biseda me Gatuzon- "Se çfarë thamë, nuk do ta them këtu, nuk jam nga ata që tregojnë bisedat e dhomave të zhveshjes, por mund të them se ishte një bisedë që ndikoi në zgjedhjen time".

Liga e Europës- "Shpresoj ta nisim më këmbën e mbarë dhe të shkojmë sa më larg, nëse e fitojmë, do të ishte e jashtëzako­nshme. Milani duhet të niset për ta fituar. Përmasat e këtij klubi kuptohen sapo bëhesh pjesë e tij.

Transferim­i këtu nga Juvja më ka dhënë entuziazëm".

Debutimi- "Do ta vendosë trajneri, nëse do të ndodhë kundër Realit, jam dakord. Unë po stërvitem që të jem gati kurdo që t'i duhem trajnerit, të cilit i takon edhe vendimi përfundimt­ar".

Van Nistelrooy- "E kam njohur kur isha vetëm 19 vjeç. Të luajturit pranë tij më bëri të rritem. Ishte i pari që më këshillont­e të rrija i qetë kur kisha vështirësi të shënoja. Një sulmues mund të mos shënojë në 5- 6 ndeshje, por nëse shënon një herë, më pas golat ndjekin njëri- tjetrin. Rudi është një njëri fantastik dhe për mua ka qenë shumë i rëndësishë­m".

Yll i Milanit- "Nuk jam unë ylli i Milanit, por skuadra. Unë duhet ta ndihmoj të rritet sepse ndeshjet fitohen së bashku dhe jo prej individit".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania