Panorama Sport (Albania)

Formacioni, ja kush rrezikon stolin te Tirana

Tirana, Ze Maria ka dilema nga mbrojtja në sulm

- OLSI AVDIAJ

Tirana është gati për rikthimin në Superiore! Të dielën ajo do të tregojë forcën e saj në miqësoren e luksit me Prishtinën. Dhe pikërisht në këtë miqësore do të shihet se cila do të jetë skuadra për sezonin e ri, ndonëse dilemat për ata që do të luajnë titullarë janë të mëdha. Me llogaritje­t e bëra, del që shumë nga titullarët e sezonit të shkuar apo djemtë që ngjitën skuadrën në Superiore, do të mbeten jashtë 11-shes.

PORTA - Për sa i përket formacioni­t, Ze Maria ka dyshime pothuajse në çdo repart, me përjashtim të portës. Në katërkëndo­rin bardheblu, Ilion Lika është i konfirmuar si titullar i padiskutue­shëm. Aktualisht, Alesio Abibi nuk e rrezikon Likën, i cili me eksperienc­ën dhe garancinë që jep, mbetet i palëvizshë­m nga porta. Forma e tij sportive, paçka moshës është ajo e një djaloshi në shpërthim dhe garanci për Tiranën.

MBROJTJA - Situata në këtë repart është shumë e komplikuar, pasi mbetet "zona" më e luftuar e ekipit. Të gjitha pozicionet janë të dubluara. Teorikisht, në qendër të mbrojtjes,

Marvin Turtulli dhe Sedat Berisha do të jenë titullarët në kampionat. Gjithsesi, Klisman Cake e Vinsent Atinga do ta luajnë deri në fund për një vend në 11-she. Në miqësoren me Prishtinën, në qendër të mbrojtjes do të luajnë Atinga e Berisha, por me të gjitha

mundësitë, kjo dyshe nuk do të luajë në Superiore. Problemi mbetet nga krahët e mbrojtjes. Djathtas Dorian Kërçiku e Albi Doka luajnë për një vend. E njëjta situatë majtas, me Erjon Hoxhallari­n që niset si titullar, por me Eni Imamin, gati për të luajtur. Në fakt, në stërvitjen e fundit

me formacion të projektuar për miqësoren me Prishtinën, Kërçiku dhe Imami kanë luajtur titullarë, ndonëse Hoxhallari nuk ishte në ekip, i huazuar te Laçi. Të shohim deri në fund se si do të shkojë situata, por të gjithë lojtarët e mësipërm fare mirë mund të luajnë titullarë,

edhe pse shumë do të vendosë miqësorja me Prishtinën dhe çfarë vetë djemtë do të japin në fushën e lojës.

MESFUSHA - Ardhjet e Edon Hasanit, Uinful Kobinës dhe Dejan Blazhevski­t kanë ngatërruar shumë situatën. Jashtë nga formacioni, rrezikon të mbesin Bedri Greca dhe Asion Daja. Në ndeshjen e nesërme, në mesfushë pritet të luajnë Karabeci, Maveje dhe Hasani në qendër, ndërsa në krahë Kobina, djathtas e Blazhevski majtas. Në stol për momentin Daja, Greca, por edhe Grent Halili, i cili sezonin e shkuar ka luajtur

majtas dhe djathtas, sipas dëshirave të Ze Marias.

SULMI - Është reparti që ka tre lojtarë, Junus Sentamun, Majkëll Ngonë dhe Ernest Muçin. Ngoja është jashtë skuadre, i dëmtuar dhe Sentamu do të luajë titullar. Në situatë normale, njëri prej dy të huajve do të mbetej jashtë formacioni­t. Përfundimi­sht, në këtë moment që flasim janë shumë lojtarë të mirë, të cilët rrezikojnë një vend titullari te Tirana. Situatën e ka në dorë Ze Maria, i cili do të vendosë, se me kë 11-she do të luajë sezonin e ri në Superiore. Gjithçka mbetet për t'u zbuluar...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania