Panorama Sport (Albania)

Kukësi pret një mesfushor në pronësi të Juventusit

Nga kapiteni Shameti te Musolli, pezull rinovimi i kontratave

- SKERDILAID SULOZEQI

Nga Liga e Europës në merkato. Te Kukësi po i paraprijnë gjithçkaje, pasi kampionati është afër dhe synimi kryesor do të jetë shpallja kampion në sezonin 2018-2019. "Panorama Sport" zbulon ekskluzivi­sht se klubi ka arritur në parim marrëveshj­en me një mesfushor nga Guinea, i cili është në pronësi të gjigantëve të Juventusit. Edhe pse nuk ka luajtur kurrë me skuadrën bardhezi, italianët e kanë huazuar në sezonin e fundit në Austri. Bëhet fjalë për 19vjeçarin Omar Ture, i cili është një mesfushor shkatërrue­s tipik dhe pasi hodhi hapat e parë të karrierës me Inter U-17, më pas kaloi te Juventus, duke luajtur me skuadrën U-19 dhe Juventus B, që këtë sezon militon në Serinë C. Drejtuesit e Kukësit kanë biseduar me agjentin e lojtarit dhe tashmë presin vetëm zyrtarizim­in e marrëveshj­es, pasi të marrin edhe lejen e klubit bardhezi. Ture është nën kontratë me Juven deri në verën e vitit të kaluar dhe te Kukësi do të vijë në formë huazimi. KONTRATAT

Janë disa lojtarë të rëndësishë­m te Kukësi që u përfundojn­ë kontratat dhe në kulmin e angazhimit në Europë, ky është një ngërç që duhet zgjidhur sa më parë nga klubi. Kapiteni Ylli Shameti, mbrojtësit Simon Rrumbullak­u, Rustem Hoxha dhe Albi

Alla, si dhe mesfushorë­t Donjet Shkodra, Irakli Dzaria e Besar Musolli, dalin lojtarë të lirë menjëherë sapo Kukësi të eliminohet nga Europa. "Panorama Sport" mëson se klubi synon të rinovojë me shtyllat e ekipit, Shameti e Musolli, por gjithashtu edhe me Rrumbullak­un. Nga ana tjetër, pritet që të propozojë ulje page për Allën,

por nuk dihet nëse ky i fundit do ta pranojë. Të larguar mund të konsideroh­en Plaku dhe Shkodra, ndërsa ka dilema për Dzarian. Gjithashtu braziliani Roxher Xhunior Rodriges, që nuk u pa asnjëherë në fushë, do t'i thotë lamtumirë Kukësit, pasi nuk e ka bindur stafin teknik, edhe pse erdhi me bujë te Kukësi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania