Panorama Sport (Albania)

Martinez lë në hije Ikardin, gol fitoreje me Lionin

Ikardi luan 90 minuta, por kapiteni është ende larg formës së tij më të mirë

-

Interi dhe Lioni luajtën ndeshjen miqësore të vlef shme për "Champions Cup" në stadiumin e Leçes. Skuadrat kishin shumë mungesa në formacione­t e tyre. Spaleti luante pa lojtarët që ishin me kombëtaret e tyre në Botëror. Perisiç, Brozoviç dhe Miranda vazhdojnë të mos luajnë për skuadrën zikaltër. U rikthye në këtë takim heroi i finales së Romës, Matias Vesino, që luajti në pjesën e dytë në vend të Roberto Galiardini­t. Ndërkohë, portugezi Zhao Mario u vërshëllye teksa u fut në fushë për Jan Karamoh. Interi shënoi golin e vetëm në minutën e 52të me anë të Martinez që brenda zonës dërgoi topin e dhënë nga Dalbert në portën e boshatisur. Takimi përfundoi në shifrat 1-0 për Interin që tani pret të luajë takimin e radhës ndaj Atletikos së Madridit.

PJESA E PARË - Interi e nis mirë pjesën e parë, duke kërkuar t'i afrohet sa më shumë portës së skuadrës së Lionit. Francezët mundohen të luajnë në kundërsulm kur në disa momente arrijnë të rrezikojnë portën e Handanoviç­i. Ndërkohë, Spaleti i kërkon treshes sulmuese Ikardi-Karamoh-Martinez që të luajnë më afër njëri-tjetrit. Francezi është më aktivi nga të tre, pasi kapiteni është gjithmonë i mbuluar nga dy lojtarë të Lionit në zonën e rreptësisë. Ndërkohë, argjentina­si që ka ardhur këtë verë në Milano mundohet të gjejë hapësira, por i mungon freskia duke u dhënë mundësi kundërshta­rëve ta bllokojnë atë. Politano nga krahu i djathtë është në hije duke prodhuar pak lojë. Ashtu ishte edhe Shkrinjar, që në minutën e 38-të u la në vend në një duel shpejtësie 1 kundër 1 me sulmuesin Dias, e më pas goditi diagonal, por topi i tij u prit nga portieri slloven. Pjesa e parë përfundon

me rezultatin 0-0.

PJESA E DYTË - Në 45 minutat e dyta është sërish Interi që hidhet në sulm. Argjentina­si Martinez ka një rast të artë në minutën e 50-të, por nuk arrin të shënojë. Vetëm dy minuta më vonë është sërish "El Toro" që godet brenda zonës, duke

shënuar golin e avantazhit pas një pasimi të braziliani­t Dalbert nga krahu i majtë, Politano bën një lëvizje mashtruese, duke i dhënë mundësi argjentina­sit të godasë me portën e boshatisur. Interi kryeson takimin dhe mundohet të shënoi golin e dytë, por pa sukses. Më pas, të

dy trajnerët vendosin të kryejnë disa zëvendësim­e rresht. Për Lionin në lojë hyn holandezi Memfis Depai që nuk arriti të bënte asgjë. Në krahun tjetër, Vesino dhe Zhao Mario ishin lojtarët e rikthyer te skuadra e Spaletit që fiton një takim pa shumë emocione.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania