Panorama Sport (Albania)

Dzaria rinovim automatik, Gjici: Askush nuk ikën

Nuk ka bërë kërkesë për largim, zbulohet sa do të përfitojë

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi vijon aven turën në Europa Ligë, ku ditën e enjte luan ndaj Torpedos në Tbilisi, ndërsa më 16 gusht e pret në "Elbasan Arena". Gjeorgjian­ët do të gjejnë te Kukësi rivalë patriotët të tyre, pikërisht Irakli Dzaria, ish-futbollist­in e kombëtares së Gjeorgjisë, Dinamo Tbilisi dhe Dila në kampionati­n gjeorgjian. 29vjeçari iu bashkua Kukësit në janar, e gjatë kësaj kohe ka treguar se është një lojtar mjaft i vlefshëm, edhe pse nuk është ndër futbollist­ët më të paguar të klubit verilindor. Segmente të ndryshme brenda klubit nënkampion të Shqipërisë folën për një lëshim të tij, por tashmë situata e tij është mbyllur përfundimi­sht. Gjeorgjian­i do të jetë lojtar i Kukësit dhe për sezonin e ardhshëm. Mesfushori është peng i kontratës te Kukësi, pasi në janar firmosi një kontratë më kohëzgjatj­e 6 muaj plus 1 vit, e nëse lojtari nuk bënte kërkesën për largim, kontrata i rinovohej automatiki­sht. E pikërisht më datën 15 gusht mesfushori do të ketë një kontratë të re, pasi pjesa për 1 vit i hyn menjëherë në fuqi. Dzaria ishte në dyshim nga drejtuesit, por duke parë interesin e shumtë për të nga disa klubeve në Shqipëri dhe jashtë saj, por dhe paraqitjen e mirë ndaj Valetës, mund të mos e lëshojnë. Kjo mund të ketë qenë një manovër e klubit që lojtari të mos kërkonte kushte të reja financiare, por te ndihej i kënaqur me rritjen vetëm prej 1 mijë eurosh më shumë për sezonin e ri. Pra, nga 3 mijë që paguhej për gjysmën e sezonit të shkuar, tani do t'i bëhet automatiki­sht 4 mijë euro për kontratën e re 1-vjeçare. Mësohet se trajneri Cungu ka dhënë OK- in për qëndrimin e tij. Përveç Dzarias, ka edhe një mori futbollist­ësh që klubi do punojë për kontratat e reja. Shametit, Musollit, Rrumbullak­ut, Allës dhe Hoxhës u përfundojn­ë kontratat mbas Kupave të Europës. Brenda kësaj jave pritet që të mbyllet gjithçka me këta lojtarë, pasi me 19 gusht nis kampionati.

DZARIA URON KARABAKUNG­jeorgjiani Dzaria, në një prononcim për "Azerisport.com", ka theksuar se Karabaku e meritoi fitoren dhe se penalltitë ishin të sakta: "Karabaku e meritoi fitoren, i përgëzoj ata për kualifikim­in. Ndeshja e dytë ishte më e vështirë sa ajo në Shqipëri. Ne hymë në fushë për ta mbyllur pjesën e parë pa gola, por kundërshta­ri

arriti të na shënonte. Pas golave çdo gjë u bë akoma më e vështirë për ne. Sa u përket penalltive të dhëna, unë them se të gjitha ishin. Karabaku ka lojtarë që bëjnë diferencën si Emegara, Mikel, Dani dhe Zubir, të cilët janë shumë të fortë dhe nuk është e lehtë të luash

kundër tyre. Ata luajtën një rol të madh në këtë fitore dhe e udhëhoqën ekipin e tyre. Tani Karabakun e pret një ndeshje e vështirë me Bate Borisov, por kam përshtypje­n se do të jetë në gjendje të fitojë dhe të shkojë më tej në Champions League".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania