Panorama Sport (Albania)

Mjafton goli i Latif, Teuta nis të funksionoj­ë

Miqësorja ndaj Egnatias, s’mungojnë polemikat

-

Teuta fiton minimalish­t miqësoren ndaj Egnatis, falë një goli të shënuar në pjesën e dytë nga sulmuesi Latif Amadu. Të dy trajnerët u munduan të hedhin në fushë lojtarët më në formë. Te durrsakët luajtën nga fillimi edhe afrimet e verës si portieri Hidi, mbrojtësi Vogli, mesfushorë­t Gashi e Avdyli, e sulmuesi Kamara. Mungoi Ditmar Bicaj, i cili nuk është ende gati, pasi po merr formën fizike. Te rrogozhina­sit u aktivizua afrimi më i fundit i merkatos, Erlind Korreshi, ndërsa mungoi për shkak dëmtimi sulmuesi Canka. Teuta kishte luajtur për herë të fundit në Rrogozhinë që në kohën kur Egnatia ishte pjese e Superiores, pikërisht në sezonin 2005-2006. Pas kthimit nga faza përgatitor­e në Ohër, ky ishte testi i parë në Shqipëri për Teutën. Loja nisi e qetë, me të dyja skuadrat që kërkojnë të përshtaten në fillim me terrenin. Me kalimin e minutave nisën dhe sinjalet e para në portat respektive. Egnatia e kishte të përqendrua­r lojën në sulm me Agastrën dhe nigerianin Ezike. Ndërsa për durrsakët, Latif dhe Kamara ishin rreziku kryesor. Rasti i parë i takon Egnatias në minutë e 15të, ku Agastra futet brenda

zonës, por në fund Shkalla eviton rrezikun. Në minutën e 27-të Teuta viziton për herë të parë portën rrogozhina­se dhe është Vila që kërkon të vërë në provë Ajazin me goditje nga distanca, por ky i fundit reagon në kohë. Pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta nis më vrullshëm.

Në minutën e 56-të është Latif që shënon pas një aksioni të nisur nga mesfusha. Në këtë moment ka kontestime për gjyqtarin Shahini nga pankina e Egnatias, teksa pretendohe­t se aksioni ka nisur nga një faull në mesin e fushës. Megjithatë, gjithçka mbyllet me shifrat 0- 1. Aldo Buzi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania