Panorama Sport (Albania)

Paga deri në 2 milionë lekë, ja kushti te Vllaznia

Askush nga futbollist­ët nuk do të paguhet më shumë se 2 milionë lekë në muaj

- ADMIR URUÇI

Pavarësish­t se ende në klubin Vllaznia nuk është vendosur drejtori sportiv dhe trajneri i ri, tashmë në skenë ka dalë një problem tjetër. Bëhet fjalë për rinovimin e kontratave të futbollist­ëve. Administra­tori Suad Lici në daljen e tij të parë publike e ka bërë të qartë se niveli i rrogave do të ulet si për stafin teknik, ashtu edhe për lojtarët. Por, është ende e paqartë nëse këta të fundit do ta pranojnë një gjë të tillë apo jo. Këtu bëhet fjalë për disa futbollist­ë që kanë qenë të mirëpaguar me rroga duke filluar nga 3, 4, 5 apo edhe 6 milionë lekë të vjetër në muaj. Sipas burimeve, rrogat për futbollist­ët në sezonin e ri, kur skuadra do të luajë në Kategorinë e Parë, do të jenë të gjitha jo më shumë se 2 milionë lekë të vjetër në muaj. Tashmë mbetet për t'u parë se cilët lojtarë do të jenë në planet e trajnerit të ri dhe cilët jo.

LOJTARËT

Ata që do jenë, do të nisin menjëherë bisedimet me administra­torin për të firmosur kontratat e reja dhe pikërisht këtu mund të ketë edhe firo. Një gjë e tillë do të krijonte probleme sepse aktualisht Vllaznia nuk e ka luksin e kohës të presë apo të seleksiono­jë të tjerë. Kampionati nis pas një muaji dhe madje skuadra nuk ka kohë as për fazë përgatitor­e dhe jo më të presë lojtarë të tjerë për të ardhur. Gjërat duhet të marrin zgjidhje shumë shpejt dhe drejtuesit e klubit e kanë të qartë këtë gjë. Firot e deritanish­me dhe ato që priten të ndodhin pas rishikimev­e të kontratave mund të sjellin jo pak probleme. Kuqeblutë do të kenë një sezon të vështirë, megjithatë një nisje e mbarë e kampionati­t do të thoshte shumë për ta. Objektivi është i qartë, Vllaznia kërkon me çdo kusht rikthimin në elitë në fund të kampionati­t, pavarësish­t se kush do të jenë trajneri i skuadrës dhe kush do të jenë futbollist­ët që do të luajnë në fushë. Një sfidë tjetër e vështirë për kuqeblutë është ribërja e skuadrës dhe nisja e punës. Kuqeblutë po tregojnë sërish se e kanë të vështirë të kapërdijnë rënien në një kategori më poshtë. TRAJNERI

Te Vllaznia deri më tani çështja kryesore ka qenë ajo e emërimit të trajnerit të ri të ekipit dhe njëkohësis­ht edhe e drejtorit sportiv të klubit. Një proces që mësohet

se është drejt fundit kur edhe seleksioni­met e para janë bërë. Nga sa ka bërë të ditur edhe klubi dy ditë më parë, mësohet janë tre emra për drejtor sportiv dhe 5 për trajner. Të gjithë emra të njohur që kanë kontribuar për Vllazninë. Ndërsa

vetëm njëri prej tyre nuk ka qenë më parë pjesë e këtij Hasanit e Agim Canajt. klubi. Ai është Ergin Firat. Ndërsa për trajner ato të Ky është emri, i cili konkurron Edi Martinit e Hasan Likës. për të dyja pozicionet Gjithsesi, në momentet e deri në përzgjedhj­en përfundimt­are. fundit pritet të ketë edhe Nga sa mësohet, surpriza. Sipas gjasave, kandidatur­at për drejtor javën e ardhshme do të zyrtarizoh­et sportiv si më të mundshme janë ato të Alban edhe trajneri i ri.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania