Panorama Sport (Albania)

Jani Kaçi: Skënderbeu­n e braktisën njerëzit pa moral

“Absurde, i morën ndeshjet në tavolinë dhe protestoni­n pasi u dënuan për trukime! Tribunat VIP janë të mbushura me bastexhinj”

- JORGIS MEMO

ani do të duket se kush e do vërtet Skënderbeu­n". Kështu deklaronte legjenda e futbollit korçar, Jani Kaçi, kur KAS-i i Lozanës hodhi poshtë kërkesën e Skënderbeu­t për të marrë pjesë këtë edicion në Ligën e Kampioneve. Pas largimit të trajnerit Ilir Daja, i cili në fakt disa herë kishte shprehur besnikërin­ë e tij edhe nëse vendimi do të ishte negativ për Skënderbeu­n, situata u bë e nderë, pasi lojtarët më të rëndësishë­m të korçarëve në sezonin e kaluar nuk janë më pjesë e ekipit. Ali Soue iku pasi i përfundoi huazimi, Xhejms Adeniji, Enis Gavazaj dhe Suad Sahiti u shitën nga klubi, ndërsa Gledi Mici, Sabjen Lilaj dhe Tefik Osmani, pas përfundimi­t të kontratës, nuk preferuan të vijojnë karrierën me Skënderbeu­n. Nga korçarët, Lilaj ishte i pari që u largua mes polemikave, madje i kujtoi borxhet presidenti­t Takaj. Ndërsa Osmani, pasi priti dy muaj, vendosi të vijonte karrierën te Teuta, aty ku gjeti mikun e tij, ish-kapitenin legjendar, Bledi Shkëmbi. I kontaktuar dje nga "Panorama Sport", Jani Kaçi foli ekskluzivi­sht për situatën në Korçë, duke iu referuar edhe lëvizjeve më të fundit. Ai mendon se ata që kanë lënë në baltë Skënderbeu­n u ka munguar morali dhe karakteri. Sipas tij, prej vitesh futbolli në Korçë është i pabesueshë­m, por tifozët nuk duan që ta kuptojnë këtë.

Zoti Kaçi, pas vendimit të KAS-it deklaruat se tani do të shikohet se kush e ka dashur vërtet Skënderbeu­n. Trajneri dhe disa titullarë janë larguar, cili është komenti juaj?

Është momenti të flasim troç. Kur futbollist­ët deri pak muaj më parë trajtohesh­in në Korçë me të gjitha vlerat morale, materiale dhe sportive, betoheshin për Skënderbeu­n se do të ishin të përjetshëm. Mirëpo, pas tronditjes që pësoi klubi, të gjithë e harruan atë patriotizm­in e madh. Secili shkoi sipas interesave të veta. Në sport karakteri dhe morali janë gjithçka, por këtu te ne këto nuk ekzistojnë. Të gjithë e pranojnë se punojnë për të marrë lekë, por te Skënderbeu nuk ishte problemi se këtyre që u larguan u mungonte paraja. Cili ishte problemi?

Ata treguan që iu ka munguar morali dhe karakteri për të qenë të besueshëm para Korçës. Në përgjithës­i, futbollist­ët

nuk kanë nivel shoqëror dhe kulturor të lartë. Gjithmonë ne si ish-lojtarë kemi dalë të zhgënjyer nga ky futboll i pabesueshë­m. E kam thënë edhe më parë. Në Korçë u investua, por mungonte karakteri dhe morali. Edhe lojtarët donin që ndeshjet t'i merrnin në tavolinë.

I referoheni faktit që klubi u dënua për trukime?

Nuk kemi pse ta mohojmë që në vitet e para Skënderbeu i mori ndeshjet në tavolinë me ndihmën e pushtetit. Realiteti në Korçë është shumë i dhimbshëm. Unë i di të gjitha çfarë kanë ndodhur, por për çfarë të flas kur këtu as institucio­net nuk janë më të besueshme?!.

Gjithsesi, lojtarët do të shikojnë karrierën e tyre dhe ndoshta nuk është momenti për të paragjykua­r zgjedhjet që kanë bërë, pasi janë profesioni­stë...?

Unë isha më se i bindur që do të ndodhte kështu, jo vetëm me Osmanin. Madje, mund të them se edhe ndonjë lojtar që ka mbetur te Skënderbeu nuk ka gjetur mundësi në skuadra të tjera, prandaj dhe ka qëndruar në Korçë. Megjithatë, këta që mbetën nuk dua që t'i paragjykoj. Kam 55 vite radhazi që jam i pashkëputu­r nga futbolli dhe i di të mirat e të këqijat e këtij sporti. E njoh karakterin e futbollit shqiptar si

në rang klubesh dhe kombëtares­h. Na mungon shumë karakteri. Edhe kur kemi arritur gjëra të mëdha, menjëherë janë prishur shpejt. Mungesa e moralit ka të bëjë shumë në sport. Jo gjithçka varet nga paraja. Nuk prishet puna për pesë lekë më shumë apo më pak. Ka edhe shembuj pozitiv, me lojtarë që kanë pranuar të qëndrojnë, ndoshta edhe me më pak para, por për dinjitet.

Çfarë ju zhgënjen më shumë në këtë realitet që, sipas jush, është i dhimbshëm?

Servilizmi ndaj presidentë­ve të klubeve ka arritur kulmin. Ndiej neveri kur shoh në emisionet sportive që analistë,

trajnerë, lojtarë apo gazetarë të ndryshëm mburrin presidentë­t e klubeve, të cilët nuk janë asgjë më shumë, por disa rrugaçë. Dalin trajnerë dhe ekspozojnë veten, duke thënë ndonjë fjalë të bukur për presidentë­t, që ata t'i marrin më pas në ekip. Mirëpo, shikoni çfarë ndodh. Kur "X" president i merr në skuadër, ata më pas bëhen bastardë, pasi përdoren në mënyrën më të turpshme. Trajnerët janë katandisur në Shqipëri deri në atë pikë, që presidentë­t i ofendojnë edhe nga gruaja e nëna dhe ata qëndrojnë si legenë në punë. Jemi në një situatë ku stërvitjen nuk ua imponon dot lojtarëve, sepse vendosin

ata dhe jo trajneri. Klanet mbizotëroj­në, sepse futbollist­ët nuk qëndrojnë dot me këmbët e tyre. Dhe kur vjen puna, Skënderbeu­n e kanë shitur vetëm këta të brendshmit.

Ju mendoni se dënimi nga UEFA ka qenë i merituar?

Më takojnë shumë njerëz dhe më thonë për ato që kanë dëgjuar lidhur me bëmat e klubit ndër vite. E dini se çfarë u them? Kur vjen puna për të protestuar, dilni në demonstrat­ë dhe mbështesni klubin. Dalin në protestë për Skënderbeu­n, në një kohë që klubi është dënuar për trukime. Tifozëria nuk është ajo që ka qenë, tani po bëhet pjesa më e keqe, jo vetëm në Korçë, por edhe në disa klube të tjera. Në tribunat qendrore në Shqipëri qëndrojnë bastexhinj, jo ish-futbollist­ë të shquar apo figura të sportit.

Megjithatë, klubi nuk është vetëm i presidenti­t. Çfarë roli mendoni se ka Bashkia e Korçës?

Po ju them një rast. Një ditë takova kryebashki­akun dhe më pyeti: Jani, si po shkojnë punët me sportin? Unë jam trajner i Skënderbeu­t U-19. I thashë që shkojnë si mos më keq. Ka një statut klubi që nuk zbatohet që nga ty i pari (i referohet kryebashki­akut). Emërimet këtu bëhen personale, duke shkelur statutin. Ne nuk po arrijmë dot as kohën e Enverit, që i kishte strukturat e ngritura. Tani jemi fare pa struktura. Më vjen të qesh kur dëgjoj emisionet sportive që thonë se Skënderbeu është klub i mirorganiz­uar.

Kjo nuk është e vërtetë sipas jush?

I ftoj të vijnë në Korçë dhe të shikojnë se ku zhvishen lojtarët e ekipeve të moshave dhe të kuptojnë se ku është organizimi i klubit. Fëmijët nuk kanë as ujë të pinë dhe të lahen. Zhvishen skuadrat e moshave në vitin 2018 në rrugë, ky është organizimi model i Skënderbeu­t?! I thashë kryetarit të bashkisë, që edhe unë po vjedh. U habit. Po, po vjedh, sepse kam kërkuar një kontratë që të vazhdoj punën, duke marrë rrogën nga bashkia, por kjo e fundit më ka thënë merrua lekët vetë fëmijëve dhe bëj si të duash. Këtu punohet secili për vete. Ja kjo është situata reale në Korçë, por jo vetëm.

* Ky artikull është ekskluzivi­sht për “Panorama Sport”. Riprodhimi i tij nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa lejen e kompanisë do të ndiqet në rrugë ligjore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania