Panorama Sport (Albania)

Tërbohet Interi, superofert­ë për Saviçin

Huazim për 30 milionë euro, blerje për 70 plus kartonin e Ramirezit nga Jiangsu

- Përgatiti: LEDIO NASE

Ka qenë merkatoja e surprizave dhe çmendurive, të realizuara ose jo. Dhe me shumë mundësi do mbyllet me këtë etiketë. Milinkoviç­Saviç ka qenë gjithmonë një nga emrat më të lakuar, e tani në skenë për lacialin ka një tjetër pretendent: fillimisht Juvja, më pas Milani e tani Interi. Të mëdhatë e Serisë A po trokasin në derën e Klaudio Lotitos për mesfushori­n dhe Lacio është gati të dëgjojë oferta dhe të përfitojë nga "ankandi" që, me shumë mundësi, do nisë për talentin serb. I cili ndërkaq u aktivizua për disa minuta nga trajneri Simone Inzagi gjatë humbjes 20 në miqësoren ndaj Arsenal. Me fjalë të tjera, një lajm i keq nga ndeshja, por një lajm i mirë nga merkato, sepse të shohësh yllin e skuadrës të luajë rregullish­t dhjetë ditë nga fundi i merkatos do të ketë qetësuar, të paktën pjesërisht tifozët ashtu edhe trajnerin, i cili në ditët e fundit nuk dukej optimist rreth qëndrimit të mesfushori­t. SHIFRAT

Garë treshe (vetëm në Itali, pasi M- Saviç ka mahnitur gjithë Europën), pra. Ndërsa dy ditë më parë Leonardo, drejtori sportiv i Milanit, u pa në Romë (ndërsa

dje ndodhej në Paris për Rabio), Interi ka përgatitur terrenin me bardhekalt­rit duke paraqitur një ofertë që shumë shpejt mund të transformo­het në diçka më konkrete. Termat janë këto: 30 milionë për huazimin, 70 për blerjen plus kartonin e Ramirez. Jo keq. Braziliani, 31 vjeç, aktualisht te Jiangsu (klub në pronësi të grupit "Suning"), është një nga objektivat e Lacios ( verën e kaluar i kërkuar edhe nga zikaltrit). Jo keq, për një 23vjeçar...

GARË ME MILANIN Çështja do merret në konsiderat­ë

nga Lacio që, megjithatë, për momentin pret të kuptojë lëvizjet e pretendent­eve të tjera. Milani, për shembull, diçka ka bërë gjatë këtyre ditëve: huazim për 40 milionë euro, blerje për 80, ndoshta për t'u shlyer në dy këste. Një shifër e lartë të cilën drejtori teknik brazilian ka tentuar të limojë me përfshirje­n e një, në mos dy, shkëmbimev­e (Borini njëri prej tyre). Në çdo rast do ketë një tjetër diskutim. Si Interi po ashtu edhe Milani, ndërkohë, po vazhdojnë kërkimet për kandidatë të tjerë: zikaltrit Modriçin, kuqezinjtë Rabionë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania