Panorama Sport (Albania)

Ndryshon Kukësi, Harba-Rexhinaldo për... golin

Vlonjatët duhet të gjejnë akordin me verilindor­ët, janë paralajmër­uar beteja ligjore

- ERMAL SIKA

Elton Kale kthehet në çështje për Flamur tarin. Braziliani i është bashkuar ekipit fizikisht, por jo zyrtarisht. Klubi i Kukësit nuk e lë të lirë Kalen dhe kjo gjë ka krijuar një situatë aspak të mirë te vlonjatët. Braziliani i është bashkuar tashmë Flamurtari­t në fazën përgatitor­e në Greqi. Edhe pse Kale ishte në Vlorë bashkë me Torasën, por në një kohë që argjentina­si firmosi kontratën dhe u prezantua, braziliani nuk e bëri një gjë të tillë, pikërisht për shkak se ende nuk ishte zgjidhur çështja me Kukësin. As klubi nuk nxitoi për prezantimi­n e Kales, por u mjaftua vetëm me një foto publikuar në "Facebook", ku argjentina­si ishte bashkë me Torasën dhe administra­torin Idrizi. Elton Kale po mbahet "peng" nga Kukësi. Klubi verilindor nuk po jep letrat për lojtarin, pasi pretendon se Kale ka kontratë me klubin dhe ajo nuk ka përfunduar. Por, vetë lojtari pretendon se kontrata me Kukësin ka përfunduar dhe se ai është lojtar i lirë. Madje, braziliani akuzon Kukësin se i ka falsifikua­r firmën, duke zgjatur kontratën. Mesfushori tha se klubi nuk i ka paguar rrogën e prillit dhe për këtë gjë i duhet të paguajë dëm-

shpërblim. Kale ka kontraktua­r një përfaqësue­s ligjor, i cili po merret me çështjen në bazë të të gjitha dokumentev­e që zotëron. Por, disa ditë më parë, presidenti Gjici u shpreh qartë se nuk e lë të lirë Kalen, madje

do të çonte në gjyq edhe Flamurtari­n.

ÇFARË THA IDRIZI Sinan Idrizi ia ka dhënë përgjigjen presidenti­t të Kukësit, Safet Gjicit, për Elton Kalen. Idrizi tha se Flamurtari nuk hynë në punët e

ekipeve të tjera dhe nuk thyen rregullat e lojës. Idrizi fton Gjicin që të shkojë të çojë provat në një laborator të kriminalis­tikës për të vërtetuar gjithçka rreth kontratës. "Flamurtari është klub që nuk bën aventura të tilla

edhe për etikë, që të shkojë e të marrë lojtarë që janë nën kontratë, duke thyer rregullat e lojës. Të jemi të qartë në këtë pikë. Flamurtari nuk ka shanse që në kohën që jam unë të prish rregullat e lojës, të shkojë të marrë lojtarë që MERKATO janë nën kontratë me një klub tjetër pa njoftuar klubin, të mos jetë korrekt me "FairPlay". Nuk ka shanse kurrë Flamurtari që t'i jetë drejtuar një ekipi, t'i ketë ndërhyrë as në shitje, as në blerje ndeshjesh, nuk i ka bërë kurrë këto gjëra dhe kur nuk i bën, nuk ka shanse t'i bëjë në rastin konkret, aq më tepër me një ekip dhe me një president mik si Safet Gjici. Nëse ka një problem midis këtyre dy palëve me lojtarin që thotë më ka mbaruar kontrata dhe me mikun tim Safet Gjici, që thotë që është nën kontratë me klubin, ka një problem datash, orësh për të zgjidhur, është një zgjidhje shumë e thjeshtë fare. Të shkojnë në Institutin e Kriminalis­tikës, në një laborator të vërtetojnë datat dhe problemi është i zgjidhur", tha Idrizi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania