Panorama Sport (Albania)

Bajerni fut në krizë Junajtid, Mou: Dështakë!

Vendos një gol i Martinez. Mou prek fundin: Po nuk investuam, do dështojmë

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Premierë e suksesshme e Bajernit në "Allianz Arena" pas transformi­mit të stadiumit. Bavarezët mposhtin 1-0 Junajtid në trofeun e "Telekom Sport". Edhe pse një miqësore, kjo nuk i pengoi tifozët e rekordmenë­ve gjermanë që të mbushnin edhe një herë stadiumin në kapaciteti­n e tij të plotë (75 mijë spektatorë). Vendos një gol i Martinezit në pjesën e dytë. Skuadra e Kovaçit dominoi ndaj asaj të Murinjos një javë përpara se të përgatisë trofeun e parë të sezonit, Superkupën e Gjermanisë kundër Frankfurti­t (ish-skuadrës së tij) më 12 gusht. Shenjat e ngarkesës nga kampi stërvitor në "Tegernsee" u vunë re, por formacioni titullar i trajnerit kroat pati shanset më të mira në pjesën e parë (Si Tiago (7') ashtu edhe Gnabri (19') dështuan që të mposhtnin portierin De Gea). Nga rekordmenë­t anglezë, të cilët luajtën testin e fundit në Mynih përpara startit të sezonit (më 10 gusht kundër Leiçesteri­t), nuk u prodhua asnjë rast në pjesën e parë. Pas pushimit asgjë nuk ndryshoi në ekuilibrat e ndeshjes, por këtë herë Bajerni u shpërblye. Pas një goditjeje këndi të Tiagos, Martinez kërceu në shtyllën e parë dhe e dërgoi topin në këndin tjetër (59'). Pastaj Bajerni bëri një nga gjërat që e ka mësuar symbyllura­zi: qarkulloi topin duke lodhur kundërshta­rin. Leon Gorecka

humbi shansin më të mirë kur goditi pjesën e jashtme të rrjetës në minutën e 82-të, ndërsa në fund Roben shënoi edhe golin e dytë, por ai u anulua për pozicion jashtë loje. Një tjetër provë e shëmtuar për skuadrën e Murinjos, të cilin nuk e mbajnë më as nervat:

"Klubet që konkurrojn­ë me ne janë me të vërtetë të forta. Çelsi, Totenhemi dhe Siti kanë skuadra të mëdha, sepse investojnë shumë. Për të mos përmendur Liverpulin që po blen gjithçka. Nëse nuk përmirësoj­më skuadrën, parashikoj një sezon të vështirë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania