Panorama Sport (Albania)

Kale i bllokuar, Flamurtari drejt firmës me Cuculin

-

Gjatë kësaj periudhe, afrimet kanë qenë të shumta te bregdetarë­t, me formacioni­n që pritet të ketë ndryshime të mëdha nga një vit më parë. Duke u bazuar te ndeshjet miqësore që Teuta ka zhvilluar deri tani, stafi teknik ka aplikuar disa module, por më i preferuari duket se është ai 44- 2 dhe 4- 3- 3. Pa diskutim, porta pritet që t'i besohet Isli Hidit, ndërsa në qendër të mbrojtjes do të luajnë dy afrimet e bujshme në merkato, Bicaj dhe Osmani, megjithatë korçari mund të luajë edhe në mesfushë dhe në vend të tij të aktivizohe­t Shkalla. Krahu i djathtë është blinduar nga Gjorgjievs­ki, ndërsa në të majtë Hakaj, që pritet të jetë titullar, por ka konkurrenc­ën e Ndrecës. Në qendër të mesfushës deri tani trajneri Bledi Shkëmbi ka provuar dyshen Avdyli-Gashi, por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë ndryshime, pasi përveç kontingjen­tit që ka në skuadër, ai ka kërkuar edhe një tjetër mesfushor. Në krah pritet të luajnë Kruja dhe Kamara, me sulmin që do të udhëhiqet nga Latif dhe Traore. Në këtë repart ndryshimet pritet të jenë më të shpeshta, pasi stafi teknik ka disa zgjedhje dhe për më tepër të gjithë kanë treguar një nivel të lartë në fazën përgatitor­e. Një tjetër lojtar që shihet si titullar është edhe Sherif Kallaku, por mesfushori është i dëmtuar, ashtu si Uendi Vecaj. Falë merkatos trajneri Shkëmbi ka gati dy formacione të mundshme për Teutën, kështu që pritet një konkurrenc­ë e lartë në sezonin e ri. Durrsakëve nuk u mungojnë në përbërje lojtarët me eksperienc­ë, nga të cilët pritet që të përfitojnë edhe të rinjtë, që shikohen si "basti" i drejtuesve të klubit për sezonin 2018-2019. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania