Panorama Sport (Albania)

Ze Maria: Takoj Halilin, dua portier dhe sulmues

Braziliani: Jemi me fat që kemi edhe dy javë kohë

- OLSI AVDIJA

Braziliani i Tiranës, Hoze Marcelo Ferrei ra, në fund të sfidës ishte bërë për një "dush të ftohtë". Trajneri i bardhebluv­e pranoi se skuadra nuk është gati, por fati i tij është se ka dy javë kohë për të rregulluar gabimet në ekip. Ndërkaq, Ze Maria pranoi se kërkon nga presidenca dy lojtarë të rinj, një sulmues e një portier që të ketë organikën e plotë për t'u përballur me garën e ashpër të Superiores.

-Ishte një miqësore, por u duk sikur u kthye në një makth për Tiranën?

Mos thoni u duk. Ishte një natë makthi për ekipin. Në fakt ishim shumë të lodhur. Të paqartë, nuk ia dolëm të bënim asgjë. Në pjesën e parë nuk ishim asgjëkund. Prishtina e nisi në maksimum dhe ne nuk gjetëm dot balancën e lojës. Gabuam dhe paguam shumë shtrenjtë. Por, kjo është normale. Në këtë moment që jemi, mund të ndodhë dhe në njëfarë mënyre më mirë që ndodhi kështu. Brenda dy javëve do të jemi gati, kështu që nuk kam çfarë të them më shumë. Kam edhe dy javë për të punuar dhe për të rregulluar këtë ekip.

-Gjatë lojës ndryshuat disa herë taktikën apo skemën se si rreshtohej ekipi. Me cilën skemë do të luajë Tirana?

Ky është një sekret. Do ta zbuloni në takimin e parë të kampionati­t. Në dispozicio­n kam lojtarë, të cilët mund të luajnë si të dua dhe më japin luksin të ndryshoj sistemet e lojës brenda 90 minutave. Mund të them se do të kemi dy sisteme loje përgjatë kampionati­t. Gjatë kësaj ndeshjeje vura në zbatim skemën e dytë (4-5-1), e cila i përshtatet karakterit të lojtarëve të mi.

-Ilion Lika do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të kampionati­t?

Djali ka një problem në shpinë, por besoj se do të jetë gati për sfidën e parë të Superiores. Them se kur do të kthehemi në stërvitje do të jetë gati.

-Keni nevojë për lojtarë të tjerë në këtë skuadër?

Kam 25 lojtarë në ekip, por mund të them se më duhet një portier i mirë dhe një sulmues, apo "uinger". Do të flas me presidenti­n nesër (sot) dhe do të vendosim. Nëse do të më japë lojtarë të tjerë, do të ishte diçka fantastike.

- Skuadra e vuan golin, sepse nuk ka lojtarë goli apo numër nëntë?

Që kur mbaruam Kategorinë e Parë nuk kishim numër nëntë. Majkëlli ka katër muaj i dëmtuar. Do të kthehet pas dy muajsh. Atij i duhet kohë për të qenë në ekip. Junus mund të luajë në atë pozicion, por më mirë e shoh si sulmues krahu. Sulmuesi qendror është i rëndësishë­m për mua, por jo fundi i botës. Do të sajohemi me këta djem. Gjithçka do të jetë në rregull, mos u mërzisni. Do të jemi gati për ndeshjen e parë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania