Panorama Sport (Albania)

Josa: Nuk lahet turpi me ngjitjen në Superiore

Ish-trajneri thumbon presidencë­n e Tiranës për paraqitjen e dobët

-

Mbetet një xhentëlmen Mire Josa. Por, jo vetëm. I prerë si gjithmonë, trajneri i Prishtinës dhe ish-i i bardhebluv­e dje iu kthye çështjes së rënies nga Kategoria. Me një deklaratë, indirekt Josa "thumboi" presidencë­n e Tiranës, që sipas tij duhet të bëjë më shumë se të ngjisë skuadrën në Superiore. Josa bëri "mea culpa", për atë që ndodhi dy sezone më parë. -Si ishte të ktheheshit në këtë stadium, pas më shumë se një viti nga ajo që ndodhi?

Ishte një ndjesi shumë e keqe. Shkela për herë të parë, që pas stërvitjes së fundit që bëmë para ndeshjes me Skënderbeu­n, të cilën e fituam në Elbasan. Kjo nuk ka më rëndësi. Ndeshja u bë shumë e bukur, e cila u shërbeu skuadrave për të parë gjendjen që kanë. Kjo e sotmja nuk ishte as gjendja e Tiranës dhe e Prishtinës. Në fakt, nuk mund të flasësh për lojë, kur ka shumë ndërrime. Në përgjithës­i jam i kënaqur nga loja që treguam në pjesën e parë. Jemi rrezikuar vetëm kur kishim ne topin në këmbë. Tirana na vodhi në disa momente topin dhe kjo ndodhi nga besimi i tepruar që ne patëm. Kjo nuk do të thotë se fituam kundër Tiranës dhe jemi kampionë. Kampionati në Kosovë është shumë i vështirë, e me kundërshta­rë të fortë. Duhet ta pranoj se jemi përpara me përgatitje­t, sepse kemi filluar grumbullim­in më 11 qershor. Gjithsesi, deri më datë 18 gusht do të shohim se çfarë lojtarë të tjerë do të afrojmë në ekip.

-Më në fund do të luani në Prishtinë, pikërisht në Superkupë?

Nuk e kam vënë asnjëherë në dyshim faktin e tifozëve. Tifozët duhet t'i bëjmë ne të na ndjekin. Vjet kemi qenë rrugëve. Tani kemi shtëpinë tonë, do ta shfrytëzoj­më në maksimum. Do të luajnë në fushën tonë me Dritën, e cila është një skuadër e mirë, por do të bëjmë të pamundurën për të fituar.

-Nëse Prishtina do të ishte në Superiore do të dilte kampione?

Nuk ka në qoftë se, apo nëse. Ne jemi në futbollin kosovar dhe respektojm­ë këtë futboll dhe njerëzit që ngrenë këtë sport në Kosovë dhe nuk mund të bëjmë krahasime. Duhet t'i bëjmë "hyzmetin" punës sonë dhe futbollit kosovar.

- A jua jep ndjesinë e skuadrës kampione kjo Tiranë?

Nuk mund të bëj asnjë koment për Tiranën. Për të flasin drejtuesit që e kanë organizuar këtë skuadër dhe trajneri i tyre. Tiranës i uroj suksese. Është kënaqësi të luaj kundër kësaj skuadre, kundër këtyre ngjyrave. Është hera e parë që flas që pas rënies nga kategoria, e cila ishte dita më e zezë e karrierës sime si trajner te Tirana. Është një histori që nuk kthehet mbrapsht. Të gjithë njerëzit duhet të marrin përgjegjës­itë e tyre. Përgjegjës­itë nuk merren me një ngjitje nga Kategoria e Parë në Superiore. Unë përgjegjës­itë e mia i mbaj aq sa më takojnë. Është një njollë, që zor e heq nga memoria ime.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania