Panorama Sport (Albania)

Cungu, me dy sulmues në Gjeorgji

Dilema edhe për portën, Maloku mund t'i zërë vendin Frashërit. Qaqi në balotazh me Hoxhën

- SKERDILAID SULOZEQI

jë Kukës ndryshe për turin e tretë të Ligës së Europës. Pas eliminimit nga Karabaku dhe paraqitjes zhgënjyese në ndeshjen e kthimit, trajneri Armando Cungu ka menduar të ndryshojë modul për sfidën e parë me Torpedo Kutaisin, që do të luhet të enjten në orën 19:00 në Tbilisi të Gjeorgjisë. Në bazë të asaj që trajneri ka provuar në seancat e dy ditëve të fundit, është vënë re se do të ketë të paktën tri ndryshime në formacion. E sigurt është mungesa e qendërmbro­jtësit Albi Alla, i cili u ndëshkua me të kuq ndaj Karabakut. Probleme fizike në seancat e fundit kanë shfaqur portieri Stivi Frashëri dhe mesfushori Irakli Dzaria, por gjithsesi nuk bëhet fjalë për gjëra shqetësues­e. Në fakt, dilemat e Cungut nisin që nga porta. Frashëri ka bërë një paraqitje të mirë deri më tani, pavarësish­t se shkaktoi penalltinë e parë në Azerbajxha­n. Gjithsesi, nuk përjashtoh­et mundësia që ndaj Torpedos të debutojë portieri kosovar, Maloku. Edhe në mbrojtje ka një

dilemë, pasi Qaqi është në balotazh me Rustem Hoxhën. Ky i fundit ka kaluar plotësisht dëmtimin dhe është gati. Nga krahët do të jenë Maliqi dhe Rrumbullak­u, ndërsa i sigurt në qendër mbetet vetëm kapiteni Ylli Shameti, i cili po kalon një formë të mirë.

PLAKU NË STOL

Sebino Plaku është provuar në qendër të sulmit në të katra ndeshjet e deritanish­me në Champions. Mirëpo, trajneri Cungu me sa duket nuk do të besojë te tiranasi ndaj Torpedos. Në stërvitjen e fundit ai provoi në majë boshnjakun

Haris Harba, ndërsa pas tij mozambikas­in Arturo Rexhinaldo. Me skemën 4-4-1-1, në qendër të mesfushës do të jenë të përhershmi­t Dzaria dhe Musolli, ndërsa nga krahët Çyrbja dhe braziliani Melo. Rexhinaldo do të jetë pas sulmuesit kryesor Harba, i cili e

ka rritur gjendjen fizike dhe në Gjeorgji është ndoshta shansi i fundit për të. Nga boshnjaku pritet shumë, por iu bashkua Kukësit pas një periudhë dymujore pushim dhe kjo ndikoi në rendimenti­n e tij. TRAJNERI

Edhe vetë Cungu e pranon se Kukësi do të ndryshojë në ndeshjen e radhës, të vlefshme për Ligën e Europës. Në një bisedë për "Klan TV", ai theksoi se skuadra nuk do të mendojë vetëm për mbrojtjen. "Me Torpedon do të marrim më shumë iniciativë, jo se do ta nënvlerëso­jmë, pasi është një ekip i fortë, por nuk duhet vetëm të mbrohemi, duhet edhe të sulmojmë. Nuk është vetëm një test me Torpedon, pasi kampionati nis pas 2 javësh dhe duhet të kem idetë e qarta për lojtarët që kam në dispozicio­n", deklaroi trajneri shkodran i Kukësit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania