Panorama Sport (Albania)

Lushnja blindon portën me Bejten

Portieri: Jam gati për sfidën e re, trajneri Mikel Spaho e sheh si “gardianin” e vitit

-

Portieri Ibrahim Bejte pritet të jetë një nga pikat e forta të lushnjarëv­e për sezonin e ri 2018-2019. Portieri 29-vjeçar ka një karrierë 10-vjeçare në Kategorinë Superiore dhe në Kategorinë e Parë. Lushnja do të mbështetet te disa futbollist­ë të eksperienc­ës si Sefa, Xhafa, Bufasi, Alushi, Allkanjari dhe portieri Bejte. "Ekipi është i angazhuar 100% në përgatitje­t që bën. Jemi të mo- bilizuar për të bërë sa më mirë këtë fazë përgatitor­e. Ekipi ka pësuar disa ndryshime nga viti i kaluar, por nuk na mungon eksperienc­a. Edhe lojtarë të rinj kanë shumë për të treguar. Mendoj se do të përforcohe­mi edhe me dy-tre lojtarë të tjerë dhe do të jemi pretendent­ë për edicionin e ri. Personalis­ht, jam i motivuar për të bërë më të mirën", u shpreh portieri Bejte. Ndërsa trajneri i portierëve të Lushnjës, Mikel Spaho, u shpreh: "Bejte është një portier cilësor dhe me eksperienc­ë. Kjo është një gjë shumë e mirë për skuadrën e Lushnjës. Jam i bindur se do të jetë portieri më i mirë i Kategorisë së Parë, që do të pësojë më pak se të tjerët", u shpreh trajneri Spaho. MERKATO - Pas ardhjes së Taullaut, Lushnja duket më e kompletuar në mesfushë, por klubi lushnjar mbetet në treg për një futbollist­ë të linjës së majtë dhe për një sulmues në krah të Sefës. Burime nga klubi lushnjar thanë për gazetën "Panorama Sport" se është folur me peqinasin Klejdis Branica. Sulmuesi 26-vjeçar ka luajtur në dy periudha të ndryshme në stadiumin "Roza Haxhiu". Në sezonin 20142015 dhe në dy edicione radhazi 2016-2018. Sezoni i Superiores nuk shkoi mirë për peqinasin, për shkak të një dëmtimi në shpatull. Pritet që Branica të luajë sezonin e katërt në Lushnjë. Me të gjitha gjasat, sulmuesi 26-vjeçar do t'u bashkohet sot në stërvitje lushnjarëv­e. Pas pushimit të së dielës, skuadra e drejtuar nga Ilir Gjyla ka në program zhvillimin e seancës së parë javore në orën 17:30. A.Alushi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania