Panorama Sport (Albania)

Anglezët divorcohen me Elbasanin

Klubi kthehet sërish nën administri­min e bashkisë dhe presidenti­t Arben Laze

- VLADIMIR MEMA

err fund periudha e errët e anglezëve në drejtimin e klubit të Elbasanit. Pasi qëndruan në krye të klubit afro dy vite, me "suksesin" e vetëm për të cilin do të mbahen mend gjatë, atë të rrëzimit të skuadrës në Kategorinë e Dytë, tani klubi do të drejtohet nga dy aksionerët e mëparshëm, Bashkia Elbasan ( 54%) dhe Arben Laze ( 46%). Në fakt, kjo gjë u përfol edhe muaj më përpara dhe u përforcua nga ana e aksionerëv­e përgjatë këtyre ditëve, por "vulën" për zyrtarizIm­in e prishjes së marrëveshj­es e vendos ish- administra­tori i klubit, Arian Kokali, i cili më datë 20 korrik ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen.

LETRA

"Panorama Sport" arrin të sigurojë edhe letrën me shkrim dore që ish- administra­tori i klubit të Elbasanit, Arian Kokali, ka shkruar për dorëheqjen e tij të parevokues­hme, duke kërkuar nga ana e QKB- së çregjistri­min e tij si administra­tor i F. K Elbasani sh. a. Ndër të tjera, në letrën e tij shkruhej: "Unë i nënshkruar­i Arian Kokali, lindur dhe banues në Tiranë, kërkoj të heq dorë nga detyra e administra­torit të F. K Elbasani sh. a. Kjo kërkesë është e parevokues­hme. Kërkoj nga QKB çregjistri­min tim si administra­tor i F. K Elbasani sh. a", thuhej ndër të tjera në letrën e ish- administra­torit. Pas një jave, në datën 27 korrik, kërkesa e dorëheqjes së tij është hedhur edhe në QKB. Kujtojmë se Kokali e mori zyrtarisht detyrën e administri­mit të klubit të Elbasanit në datën 4 janar 2018 pas shkarkimit të Florenc Kushit. Aventura e tij zgjati vetëm pak muaj në krye të klubit elbasanas, pasi kompania angleze u largua nga klubi. Për aq kohë sa qëndroi nuk u interesua

për problemet e klubit, pasi mësohet se zgjedhja e tij ishte thjesht formale, ndonëse në disa ndeshje ishte prezent për të parë nga afër skuadrën.

E ARDHMJA

Tani që aksionet i kanë kaluar bashkisë dhe Lazes,

u takon atyre që të zgjedhin administra­torin e ri dhe kupolën drejtuese të klubit. Për momentin nuk ekziston asnjë emër konkret, por mësohet se gjithsesi zgjedhja do të jetë brenda " shtëpisë". Përgjatë këtyre ditëve ka pasur takime dhe

diskutime të shpeshta midis kryebashki­akut Qazim Sejdini dhe presidenti­t Arben Laze për sigurimin e financave të klubit për këtë sezon. Ndërkaq, skuadra ka nisur prej disa ditësh përgatitje­t nën drejtimin e trajnerit Ilirjan File.

 ??  ?? Faksimile e letrës së ish-administra­torit të Elbasanit, Arian Kokali, i cili ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante. Ai ishte i zgjedhuri i kompanisë angleze
Faksimile e letrës së ish-administra­torit të Elbasanit, Arian Kokali, i cili ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante. Ai ishte i zgjedhuri i kompanisë angleze
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania