Panorama Sport (Albania)

Plas tek Apolonia, Miho përjashton Monen

“Theu disiplinën, askush nuk luan dot me këtë fanellë”

- BUJAR RAMA

polonia ka luajtur ndeshjen e gjashtë miqësore kundër Luftëtarit të Gjirokastr­ës në Fier. Ka qenë një humbje infantile dhe pakujdesie e fierakëve e më pak meritë e Ymerajt, që ka shfrytëzua­r mjeshtëris­ht gafën e mbrojtjes fierake. Është trajneri i Apolonisë, Marjol Miho, ai që analizon lojën e skuadrës së tij. "Duke pasur parasysh cilësinë e kundërshta­rit dhe faktin që Luftëtari e ka nisur shumë më herët fazën përgatitor­e, jam pjesërisht i kënaqur me lojën e skuadrës. Po shkojmë drejt kolaudimit, por ende na duhet shumë përgatitje e po aq nevojë për një sulmues të mirëfilltë dhe shënues. Sa i përket ndeshjes me gjirokastr­itët, ne kemi pësuar një gol të pafalshëm dhe krejt për fajin tonë, por ekipi më vonë ka dëshmuar personalit­et dhe ka reaguar mirë, duke e vënë në vështirësi të ndjeshme Luftëtarin".

MERKATO - Pas ndeshjes me Luftëtarin, Miho ka marrë dhe një vendim definitiv për tre futbollist­ë që ishin në provë tek Apolonia: Përgjini, Lezjan Çela dhe nigeriani Kabiru nuk bëjnë pjesë në planet e Apolonisë, dy të parët nuk kanë bindur, ndërsa Kabiru, veç një prove jo bindëse, ka qenë dhe pak i shtrenjtë ekonomikis­ht në kërkesat e tij ultimative, pa lënë aspak opsion diskutimi, çka i ka detyruar fierakët t'i bëjnë prapaktheh­u. I vetmi që

ka bindur me lojën e tij është mesfushori Erald Kolgega, ardhur nga Bylis i Ballshit, që ndaj Luftëtarit ka zhvilluar një lojë të mirë, duke u aktivizuar si titullar. Ndërkohë, konfirmohe­t dhe divorci definitiv me Arbër Monen, lojtarin e linjës së majtë, që u

vetëkthye tek Apolonia, por u largua për disa ditë pa dhënë informacio­n e pa leje nga klubi. Ndonëse vetë Mone ka kërkuar rikthimin, duke argumentua­r se ka pasur disa probleme objektive, është trajneri Marjol Miho ai që ka vendosur veton për këtë lojtar, duke argumentua­r: "Askush nuk luan dot me Apoloninë! Ky lojtar ka vendosur emrin e vet mbi të skuadrës, pa bërë asnjë njoftim për largimin e tij disaditor dhe kjo është thyerje e rëndë e disiplinës dhe kodit të klubit tonë", thotë Miho për "çështjen Mone", duke rikujtuar në formë aksiomatik­e thënien e tij që ditën e parë si trajner i Apolonisë: "Asnjë emër nuk peshon më shumë se skuadra!". Ndërkohë, me fillimin e javës në Fier pritet të mbërrijë për testimet e radhës 21- vjeçari Franc Bakalli, kavajasi që është aktivizuar në kampionati­n rumun me Balotest ( 667' - 9 ndeshje), ndërsa vjet me Besën e Kavajës ( 128' - 4 ndeshje - 2 gola), minutazh i kufizuar për shkak dëmtimi. Njëherësh, nën "lupën" e vëzhgimit të Mihos, qysh nga kjo e hënë pritet një sulmues shënues i Kategorisë së Parë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania