Panorama Sport (Albania)

Vllaznia me sytë nga drejtuesit, pritet zyrtarizim­i i trajnerit

Të gjithë janë në pritje të vendimeve të klubit

-

Tani edhe tifozët e apasionuar të Vllaznisë duket se kanë hequr dorë nga pritja. Të gjithë janë mërzitur duke shpresuar se do të nisë puna për sezonin e ri. Shtrohet sërish një pyetje: "A do të marrë sot zgjidhje çështja e drejtorit sportiv e trajnerit?", në mënyrë që të nisë puna në klubin kuqeblu. Sot pritet të marrë fund ankthi për caktimin e emrave të drejtorit sportiv dhe të trajnerit të ekipit. Të paktën kështu është thënë. Por, se kush do të jetë numri një i pankinës dhe ai që do ta drejtojë në aspektin sportiv klubin, mbetet për t'u parë. Ajo që shpresohet është se kjo të jetë edhe dita e fundit e pritjes për këtë çështje. Në faqen zyrtare të klubit janë publikuar një listë me kandidatët për postet e lartpërmen­dura.

TRAJNERI - Në listën për trajner ka disa emra të njohur si Edi Martini, Hasan Lika, Baldo Ranieri e Dervish Haxhiosman­oviç ku këto të fundit mund të rikthehen pas një mungese disavjeçar­e ku gjatë kësaj periudhe nuk kanë ngurruar asnjëherë të shprehin dëshirën e tyre të drejtojnë sërish skuadrën. Madje u përfol se Martini kishte marrë edhe "OK"-in e admin-

istratorit e Bordit Mbikëqyrës të klubit. Por, po ashtu edhe Lika ka akord, derisa ende është në garë. Të gjithë emra të njohur që kanë kontribuar për këtë klub dhe që sërish kanë dhënë idetë e tyre për të kthyer Vllazninë në elitë. Ndërkohë, përveç rolit të trajnerit, "audicionet"

janë hapur edhe sa i përket drejtorit sportiv të klubit shkodran. Për këtë post tre janë kandidatët në listë si Agim Canaj, Alban Neziri dhe Ergin Firat, ku ky i fundit po provon shansin në të dy postet duke qenë se ka dorëzuar një "CV" edhe si trajner. Sot pritet që pritja të marrë

fund. Kryesia e klubit shkodran do të përzgjedhë trajnerin dhe drejtorin sportiv që do të jetë pjesë e Vllaznisë në Kategorinë e Parë dhe që do të ketë për detyrë të ngjisë skuadrën në Superiore brenda sezonit. Ndërkoh, në postimin e KF Vllaznia shkruhet se "Përzgjedhj­a e mësipërme është bërë bazuar në CV-të e depozituar­a dhe në projektet e paraqitura nga secila kandidatur­ë. Mirëpo, asnjëri prej tyre nuk do ta ketë të lehtë. Vllaznia është shumë vonë në nisjen e punës dhe për më tepër në kompletimi­n e skuadrës. Nga ana tjetër, edhe shumë lojtarë të kësaj skuadre tashmë janë larguar. Ata janë në kërkim nga ekipit e tjera. Ndërsa, ata që kanë mbetur, janë në pritje të ofertës që do t'u ofrojë klubi. Vllaznia nuk është aspak mirë. Këtë e thonë edhe vetë emrat që po presin të drejtojnë. Admir Uruçi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania