Panorama Sport (Albania)

Sidibe rikthehet te Besëlidhja

Mesfushori e nis me gol në Lezhë: Jam gati ta ngjisim këtë skuadër në Superiore

- PRENG GJIKOLA

ë shtunën, Besëlidhja nën drejtimin e trajnerit Ndriçim Kashami mposhti me shifrat 3-1 Erzenin në stadiumin e Lezhës. Fitorja ndaj shijakasve është e dyta që Besëlidhja arriti pas asaj ndaj Vorës të mërkurën e kaluar me shifrat e pastra 2- 0. Në miqësoren e dytë të kësaj faze përgatitor­e, tekniku kavajas hodhi në fushë një formacion tek i cili shpreson shumë për sezonin e ri futbollist­ik që pritet të nisë në fillim të shtatorit. Te Besëlidhja të shtunën u kthye edhe mesfushori guineas, Lacinet Sidibe, i cili ka qenë i huazuar te Flamurtari në sezonin e shkuar nga ku është aktivizuar në 32 ndeshje dhe ka shënuar edhe një gol. Gjatë një bisede për "Panorama Sport", mesfushori guineas, Lancinet Sidibe, tregon arsyet e rikthimit te Besëlidhja.

SIDIBE - "Unë si futbollist profesioni­st e kam nisur te Besëlidhja dhe e kam ndier veten mjaft mirë nga të gjitha pikëpamjet, ndaj edhe nuk mund të shkëputem lehtë. Gjatë merkatos së verës së kaluar kam pasur shumë oferta, por nuk preferova asnjërën prej tyre, pasi kisha edhe një ofertë nga Flamurtari i Superiores, por atje shkova si i huazuar, pasi nuk doja të largohesha nga Besëlidhja. Huazimin tim te Flamurtari e pranova, pasi për mua të qenit pjesë e një skuadre elitare do të ishte një eksperienc­ë mjaft e vyer, por edhe një bankëprovë për aftësitë e mia si futbollist profesioni­st. Në Vlorë jam aktivizuar si titullar ku i kam luajtur gati të gjitha sfidat si në kampionat, ashtu edhe në Kupë, madje kam shënuar edhe gol. Për sezonin e ri do të jem pjesë e Besëlidhje­s, ndonëse kisha shumë oferta nga klube elitare, përsëri pranova rikthimin te Besëlidhja, pasi kjo skuadër kërkon të ngjitet në Superiore. Tani sapo i jam bashkuar grupit në stërvitje, madje e nisa stërvitjen me gol në miqësoren ndaj Erzenit dhe për këtë jam mjaft i lumtur dhe i gëzuar, pasi besoj fort në formën time për sezonin e ri futbollist­ik", u shpreh mesfushori i Besëlidhje­s, guineasi Lancinet Sidibe. Ndërkaq, skuadra ka parashikua­r që në vazhdim të zhvillojë edhe ndeshje të tjera miqësore që do t'i shërbejnë stafit teknik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania