Panorama Sport (Albania)

Begeja nuk e bën humbjen dramë: Titullarët më gëzuan

Trajneri i Besës analizon humbjen me Skënderbeu­n

-

Pas fitores minimale me Lushnjën, Besa ka humbur miqësoren e dytë përballë Skënderbeu­t në Korçë. Në këtë takim, verdhezinj­të vinin pas një "torture" me dy seanca stërvitore në ditë, ndërsa korçarët të gatshëm për startin e sezonit. Sipas trajnerit Gentjan Begeja, mjafton ky fakt që ai të ndihet mirë kur mendon çfarë ekipi kishte përballë. BEGEJA - "Ne shkuam në miqësoren ndaj Skënderbeu­t kampion të shumëfisht­ë, një ditë pasi kishim zhvilluar dy seanca stërvitore. Parë kështu, mbeta shumë i kënaqur nga paraqitja e ekipit tim përballë Skënderbeu­t. Përballimi, sidomos i 45 minutave të para fizikisht pa asnjë moment lodhje, dëshmon seriozitet­in e këtyre djemve", tha trajneri. Në këtë miqësore, Begeja gjatë 45 minutave të para aktivizoi lojtarët më me përvojë dhe arriti të mos e lejojë Skënderbeu­n të shënojë. Për Begenë, kjo ishte miqësorja pasi në 45 minutat e dyta ai aktivizoi të gjithë formacioni­n e dytë dhe dihen diferencat mes stolit verdhezi e atij korçar. "Në pjesën e parë aktivizova futbollist­ët që i mendoj titullarë tani për tani sepse ndryshime do ketë dhe kush do gëzojë formën më të mirë, do

luajë. Gjatë kësaj pjese lojtarët e mi zbatuan me korrektësi e fanatizëm detyrat që u kisha dhënë, të mos u lejonin sulmuesve vendës hapësira për të na goditur e të besonin te kundërsulm­i. Në tërësi i gjithë ekipi tregoi dëshirë, nivel, bashkëpuni­m mes repartesh duke luajtur si të barabartë ndaj Skënderbeu­t. Ky ishte mesazhi optimist që mora nga i gjithë grupi. Pastaj me startin e pjesës së dytë aktivizova 11 lojtarët e stolit. Kuptohet se mungesa e përvojës dhe ngarkesat fizike bënë që ekipi të shkaktonte dy penallti. E prisja që përballë lojtarëve milionerë të Skënderbeu­t,

djemtë e rinj që futa të penalizohe­shin nga emocionet, lodhja dhe mungesa e përvojës. Për mua ishte një miqësore ku unë pashë gjendjen e disa lojtarëve të ardhur rishtazi te Besa, si dhe lojtarët e rinj të Akademisë si edhe ata 18-19 vjeçarë të Kosovës. Na shërbeu shumë kjo miqësore dhe kemi përgatitur edhe dy miqësore të tjera ndaj Turbinës të mërkurën e të shtunën ndaj Orikumit. Pavarësish­t se vërtet jemi nën ngarkesa fizike, vetë rindërtimi i grupit ka nevojë për njohje, harmonizim e ndërveprim të ekipit me njëri-tjetrin", përfundoi Begeja. Feriz Ferizaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania