Panorama Sport (Albania)

Triumf magjik i Doviciozos, Dukati bën dopietë në Brno

Horge Lorenco dhe Mark Markez në podium, Rosi i katërti

- Përgatiti: ARTIN LLESHAJ

ndrea Doviciozo fi ton Çmimin e Madh të Republikës Çeke dhe rikthehet te suksesi pas një periudhe të gjatë, ku hera e fundit ka qenë në garën inaugurues­e në Katar. Italiani triumfoi pas një beteje spektakola­re me Hondan e Mark Markezit dhe me kolegun e skuadrës Horge Lorenco, i cili e kalon Markezin në fund, duke i dhuruar një fitore të dyfishtë Dukatit. I katërti u rendit Velentino Rosi, i cili kaloi Krutçloun në metrat e fundit të garës. Një ditë perfekte për Dukatin që rikthehet të triumfojë në Brno, pas një mungese 10-vjeçare, dhe jo vetëm kaq, por e bën duke marrë një dopietë të shkëlqyer vetëm një javë para garës së Spilberg, aty ku në letër Dukati shikohet si skuadra më favorite. Për Doviciozon nuk mund të kishte mënyrë më të mirë për të festuar garën e 100-të në "Moto GP" me Dukatin, edhe pse rezultati i shkëlqyer e shton akoma më tepër keqardhjen për gabimet e kryera në pjesën e parë të sezonit. Doviciozo ngjit kështu shkallë në klasifikim, por diferenca me kreun e renditjes vazhdon të jetë e madhe, pasi Markez ka 68 pikë më tepër se piloti i Dukatit. Spanjolli i Hondas edhe pse u rendit i treti, e thelloi sërish avantazhin me Rosin, në renditjen e përgjithsh­me duke e dërguar në +49 pikë. Befasia e parë në garë erdhi menjëherë vetëm pas pak kthesash, aty ku një gabim nga Bradl bëhet shkak për një përplasje

ku përfshihen Smith bashkë me Mavirik Vinjalesin e Yamahas, të cilët përfundojn­ë të rrëzuar dhe rrjedhimis­ht e mbyllin aty garën. Spanjolli i Yamahas përfundon një javë vërtet zhgënjyese në Çeki. Gjysma e parë e garës zhvillohet shumë taktike me Doviciozon

dhe Rosin që komandojnë dhe pas tyre vjen dyshja MarkezLore­nco. Të gjithë kujdeset më shumë në ruajtjen e gomave sesa të tentojnë ndonjë sulm deciziv për të parakaluar. Disa dhjetëra xhiro nga fundi, Doviciozo dhe Markez fillojnë të sulmojnë për të krijuar

shkëputjen nga grupi, ndërkohë Valenti Rosi humbet kontaktet me kreun ku fillimisht kalohet nga Krutçlou e më pas nga Lorenco. Surprizën e vërtetë në fundin e garës e dhuron spanjolli i Dukatit, që shpërthen në pesë xhirot e fundit dhe luan për gjithçka, sigurisht

duke i dhënë edhe një dorë kolegut të tij të skuadrës, që e ka më të thjeshtë ta menaxhojë vendin e parë pa u shqetësuar shumë për Markezin. Ndërkohë Rosi, përfiton nga një ngadalësim i lehtë i Krutçlout, dhe merr vendin e katërt duke lënë pas Petruçin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania