Panorama Sport (Albania)

Andre Silva në shtesë, Milani mposht Barçën

-

Milani fitoi dje ndeshjen e fundit në turneun amerikan. Djemtë e Gatuzos bënë detyrën ndaj Barcelonës, një ekip i stërmbushu­r me djem të akademisë, ku përveç Malkolm, shkëlqeu edhe Puig. Goli kuqezi erdhi nga Andre Silva në sekondat e fundit të takimit, me portugezin që duket i motivuar pas ardhjes në ekip të Gonzalo Higuainit. Siç ndodhte edhe në dy ndeshjet e para (ndaj Junajtid dhe Totenhemit), kuqezinjtë vuajnë mbajtjen e topit të rivalëve dhe rrezikojnë shumë pak, por ndryshe nga takimet e tjera, ndaj Barçës, "Djalli" u tregua cinik dhe ndëshkoi rivalin në momentin më pak të pritshëm, teksa sfida dukej se po shkonte drejt barazimit. Ernesto Valverde mund të konsideroh­et i kënaqur, pasi të rinjtë e tij ( mungonin thuajse 10 titullarë) bënë me dhimbje koke Milanin që luante me ekipin më të mirë të mundshëm. Semedo dukej sikur vraponte me dyfishin e shpejtësis­ë, ndërsa Rafinja bënte ligjin në një mesfushë ku Çalhanoglu luante jashtë roli, ndërsa Lokateli vërtetoi edhe një herë se nuk është ende gati për një skuadër të madhe. Milani, përsëri u kap pas Susos, driblimin e të cilit tashmë e njohin të gjithë, ndërsa Kutrone pa furnizimin e duhur, dukej një peshk pa ujë. Po aq e vërtetë është se janë miqësore vere, por fitorja jep moral dhe ndihmon psikologji­kisht, ndaj për Gatuzon sfida ndaj katalanasv­e mund të konsideroh­et jo edhe aq negative. Pozitiv fakti që Andre Silva rigjeti golin që mbase do të mundësojë qëndrimin në Milano edhe për një tjetër sezon. Diçka e tillë vështirë se mund të thuhet tani, por sidoqoftë goli i numri 69 kuqezi, rikthen Milanin në Itali me një buzëqeshje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania