Panorama Sport (Albania)

Gatuzo: Shoh rënie në cilësi, ndaj Barçës fituam me fat

-

Milani fitoi ndaj Barcelonës, miqësoren e luksit në "Levi's Stadium" të Santa Klaras. Pak kilometra më tutje, Stiv Xhobs vite më parë deklaronte se çelësi i suksesit ishte çmenduria dhe etja. Kuqezinjtë e djeshëm u treguan të çmendur, pasi i lanë iniciativë­n Barcelonës, teksa vërtetuan etjen e tyre me një gol në sekondat e fundit. Për Gatuzon vendi për optimizëm është i pakët, teksa pas takimit tha: "Vuajtëm, por e dinim se na priste një ndeshje e tillë. Krahasuar me dy ndeshjet e tjera në SHBA kemi bërë hapa prapa në nivel cilësie. Djemve u kisha kërkuar një ndeshje taktikisht interesant­e dhe në disa momente e pashë. Mund të them se fituam me fat, sepse mund edhe ta kishim pësuar. Barça na mundoi me qarkullimi­n dhe kur arrinim t'i merrnim topin, nuk e luanim dot me cilësi..." Mbrojtja - Gatuzo ka kritika për të gjithë, dhe e vetmja që shpëton është faza përgatitor­e. "Jam shumë i kënaqur nga përgjigjet e marra në këto 26 ditë përgatitje. Puna dhe mënyra se si i kemi përballuar ndeshjet më ka pëlqyer. Fituam ndaj Barcelonës, por na kritikojnë duke thënë se në fushë katalanasi­t kishin hedhur vetëm të rinjtë. Këta talente vlejnë rreth 200 milionë, ndaj edhe kaq të paaftë nuk janë. Bëmë shumë faulle, por këto nuk shërbejnë. Dua një ekip agresiv, por jo gabues. Frenku dhe Hakani humbën dy topa të kotë, por më pëlqeu reagimi i tyre kur kërkuan të korrigjoni­n gabimet". Portugezi - Gatuzo nuk ka dëshirë të flasë për emra të përveçëm, por dy fjalë për njeriun e ndeshjes i shpenzoi: "Mendoj se Andre Silva është një lojtar me shumë cilësi. Vjet pati vështirësi, por mendoj se ka mjaftueshë­m talent për t'u përmirësua­r edhe më tej. Nuk i këshilloj asgjë më shumë se puna. Mund të zhbllokohe­t duke gjetur disa gola radhazi, por mendoj se është një sulmues interesant.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania