Panorama Sport (Albania)

Reali konfirmohe­t makth i Juves, por Alegri kënaqet

Trajneri: Skuadra është OK, s'ka nevojë më për blerje

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Prova Champions- i në Landover të Sh teteve të Bashkuara të Amerikës, por në fund është sërish Reali i Madridit që fiton përballë Juventusit. Skuadra "spanjolle", kampione në fuqi e Europës dhe e botës, shfryn me rezultatin 3-1 përballë atyre që shihen si ekipi favorit për suksesin europian, pasi arritën që t'i "grabisnin" Kristiano Ronaldon, në këtë merkato, edhe pse pa portugezin në fushën e lojës. Bardhezinj­të e mbyllin aventurën e tyre amerikane me një humbje kundër Realit të Madridit, ku këta të fundit i bëjnë të gjitha vetë: fillimisht një autogol me Karvahalin (devijoi në portën e tij një krosim te Sandros) në minutën e 13-të dhe më pas përmbysin gjithçka me golin e Bejlit (predhë nga 20 metra) dhe dopietën e Asensios (dy goditje të sakta në zonë), me këtë të fundit që rikthehet t'u realizojë italianëve, pas finales së Champions-it, 4-1 të vitit 2017. Juventusi, i cili kishte fituar një ndeshje brenda kohës së rregullt dhe dy të tjera me penallti, respektivi­sht kundër Bajernit të Mynihut, Benfikës dhe Yjeve të MLS-së, bie në daljen e fundit dhe Reali i Madridit mund të ketë kështu hakmarrjen personale, edhe pse bëhet fjalë vetëm për një miqësore. Gjithsesi, në fund të takimit, trajneri i Juventusit, Masimilian­o Alegri, është jo vetëm i lumtur me atë që skuadra e tij ka mundur të tregojë në Shtetet e Bashkuara, por është optimist për të gjithë vazhdimësi­në e sezonit, ndërsa e gjithë skuadra pritet të bashkohet dhe të stërvitet e kompletuar e gjitha, të mërkurën në Torino.

Flet Alegri - "Na pret një sezon i ri dhe do ta nisim njësoj me të gjithë kundërshta­rët, si në Itali, ashtu sikurse në Champions. Sivjet më shumë se kurrë do të nevojiten sakrificë, respekt dhe zemër, - bën hyrjen e tij trajneri i Juves. - Teknikën në skuadër e kemi, por nëse mungojnë këto cilësi, është e vështirë për të sjellë trofe në shtëpi. Humbja me Realin? Unë di të them se ishte një test i mirë, një ndeshje dëfryese. Kemi luajtur 4 ndeshje në 10 ditë, të mbushura gjithashtu me shumë udhëtime, sa nga një shtet, në një tjetër. E rëndësishm­e është që tashmë përgatitem­i të rikthehemi në Torino pa asnjë të dëmtuar, por edhe me euforinë dhe profesiona­litetin që këta djem që kisha me vete i luajtën 4 ndeshjet në

Amerikë. Tjetër Juve pa Ronaldon? Unë di të them se Reali i Madridit, edhe pa Ronaldon mbetet një skuadër e madhe, një ndër më të fortat në botë. Por pa dyshim që edhe Juventusi, me Kristianon në fushë do të jetë një tjetër skuadër. Ai sjell te ne eksperienc­ë, teknikë,

shpirt sakrifice dhe vazhdimësi, mbi të gjitha në aspektin ndërkombët­ar. Kur të bashkohemi të gjithë në Torino, do të mund që të perfeksion­ojmë edhe më shumë gjërat tona, - vazhdon Alegri që në fund ' mbyll' edhe merkaton. - E ritheksoj, jam i lumtur nga grupi aktual dhe pasi të gjejmë edhe ata lojtarë që po stërviten në Torino, do të jemi edhe më të fortë. Merkato ka qenë fantastike, prandaj bëhet apo jo ndonjë goditje tjetër, për mua mund të mjaftojë edhe me kaq, sepse kemi një grup më shumë se kompetitiv".

 ??  ?? Reali feston suksesin kundër Juventusit
Reali feston suksesin kundër Juventusit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania