Panorama Sport (Albania)

Lopetegui: Modriç nuk largohet, Juvja ‘mretëresha’ e merkatos

-

Lopetegui është i qetë, Reali i Madridit nuk komenton, por ndërkaq menaxherët e Modriç vazhdojnë bisedimet me Interin. Ujërat përreth mesfushori­t kroat janë të turbullt dhe mbi të ardhmen në Madridit ka më shumë se një dyshim, mes paktit të aluduar me Perezin dhe dëshirën për t'u bashkuar me bashkëkomb­ësit kroatë. Heshtja e lojtarit po mban me shpresë popullin zikaltër ( dhe atë "merengues"), por dita e së vërtetës do koincidojë me takimin ballë për ballë me Florentino Perezin, i fiksuar për datën 8 gusht. TRAJNERI

Luçiano Spaleti ka të drejtë të ëndërrojë më shumë se kurrë. Por për sa i përket homologut të tij te Reali, Hulen Lopetegui, kroati nuk lëviz. "Besim", e më pas "i jashtëzako­nshëm". Me dy fjalë spanjolli ka ngritur në piedestal Modriçin. "Presidenti u përgjigj shumë qartë, ndaj nuk kam çfarë të shtoj më tepër mbi këtë temë, - tha trajneri i 'Los Blancos'. - Është një lojtar i madh dhe po e presim krahëhapur". REAL-JUVE Lopetegui, në fund të konferencë­s, është shprehur edhe mbi ndeshjen kundër Juventusit (startoi në mesnatën mes datës 4 dhe 5), e fituar me rezultatin 3-1 nga madrilenët. "Jam i lumtur për rezultatin, që megjithatë ka një rëndësi minimale në fazën përgatitor­e, nuk është thelbësor. Normalisht, gjithmonë është më mirë të fitosh se të humbasësh. Në humbjen kundër Junajtid pashë disa aspekte pozitive, që u panë edhe sot ( dje). Skuadra po bën hapa përpara, megjithatë ka ende shumë gjëra për t'u përmirësua­r. Juvja? Klubi me merkaton më të mirë, u ngritën në skenën ndërkombët­are dhe janë përpara në përgatitje, pasi kanë zhvilluar pesë ndeshje". PRITET TAKIMI Nënkampion­i i botës pritet në "Valdedebas" pas pushimeve post- Botërorit për të nisur përgatitje­n e sezonit të ri me Realin, por rreth tij qëndron një hije dyshimi e "krijuar" nga menaxherët e lojtarit. "Modriç po ngul këmbë", ishte titulli i "As", e përditshmj­a spanjolle gjithmonë e mirinformu­ar me lajmet rreth Realit, "menaxherët e tij po vazhdojnë kontaktet me Interin dhe ai kërkon të takohet me Perezin". Tema e bisedës është e ditur: përflitet për një premtim, një pakt mes "gentlemen"-ësh si me Kristiano Ronaldon. Në këto raste duhet folur në kushtore, por nëse vetë Modriç do i kërkojë Perezit largimin, do ndodhë me të tjera terma krahasuar me klauzolën. Pikërisht këtu është synimi i Interit, por edhe i menaxherëv­e të kroatit, me faktin që Luka nuk e ka mohuar dëshirën për të ndryshuar ambient. Strategji apo dëshirë, kjo mbetet për t'u parë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania