Panorama Sport (Albania)

7 episode që nuk u panë

-

* AGUERO GODET FLAMURIN E KËNDIT

"Kun" Aguero është i famshëm për natyrën e tij cinike përpara portës, por sulmuesi i Mançester Sitit pati një moment për t'u harruar në pjesën e parë, kur goditi flamurin këndor. Argjentina­si megjithatë shumë shpejt shënoi golin e avantazhit e më pas vulosi shifrat 2-0.

* D.LUIZ, NDESHJA E PARË PAS 181 DITËSH

David Luiz zhvilloi ndeshjen e parë që nga humbja 4-1 ndaj Uatfordit më 5 shkurt, pas 181 ditësh.

* DE BRUJNE DHE EMERI, SPEKTATORË LUKSI

Kevin De Brujne nuk ka ndier veten ende në formë të plotë pas rikthimit nga Botërori rus, por mesfushori ndoqi megjithatë skuadrën si spektator në "Wembley". Një tjetër vëzhgues ishte trajneri i Arsenalit, Unai Emeri, që do përballet me Çelsin më 18 gusht.

* SITI, THYEN TRENDIN E KUPËS FA

Ishte kthyer në një trend që zgjaste prej 4 sezonesh: fituesi i Kupës FA ngrinte në qiell edhe Superkupën, por Siti ka dalë kundër.

* BRAVO EVITON GABIMIN E KUSHTUESHË­M

Veprimi i Klaudio Bravos përpara pushimit të ndeshjes, mund t'i kishte kushtuar shtrenjtë Sitit: portieri i Sitit gjykoi keq përplasjen e topit në fushë dhe arriti "për mrekulli" të shpëtonte turpërimin.

* GYNDOGAN ME MASKË Ilkai Gyndogan, pas operacioni­t të kryer në hundë, u pa në fushë më një maskë mbrojtëse, kur u aktivizua në pjesën e dytë.

* DEBUTIMI I KLAUDIO GOMES

Talenti Klaudio Gomes, i transferua­r te Siti nga PSG-ja, u aktivizua vetëm për disa sekonda në fund të ndeshjes, por kaq mjafton për t'u cilësuar "debutim". Një paraqitje, një trofe: jo keq!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania