Panorama Sport (Albania)

Kros futbollist­i i vitit, Hejnkes mposht Kovaçin

Ylli i Realit lë pas Petersenin, 73-vjeçari trajneri më i mirë

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Futbollist­i i Realit të Madridit, Toni Kros, është zgjedhur "futbollist­i i vitit" në Gjermani. Çmimi i akorduar nga revista gjermane "Kicker" pas votimit të 475 gazetarëve sportivë në Gjermani ( 468 ishin të vlefshme) zgjodhi mesfushori­n e kampionëve të Europës me 185 vota si lojtarin më të mirë të sezonit 2017-18. Rezultati nuk është një surprizë, duke qenë se Kros ishte futbollist­i i vetëm gjerman që arriti të fitojë një trofe të rëndësishë­m sezonin e shkuar ( Champions- in e radhës). Kros lë pas me një diferencë dërrmuese votash sulmuesin e Frajburgut, Nils Petersen ( 39 vota) dhe mbrojtësin brazilian të Shalkes me 38 vota, Naldo (me pasaportë gjermane). "Ky është dhe do të mbetet një çmim shumë i bukur. Është një çmim që nuk fitohet lehtë dhe mbi të gjitha nga çdokush", tha Kros pas vlerësimit gjatë një interviste për "Kicker", e cila do të botohet e plotë në numrin e sotshëm.

Trajneri më i mirë - E kush tjetër përveçse Jup Hejnkesit. Trajneri i Bajernit, i cili u rikthye në emergjencë pas shkarkimit të Karlo Ançelotit për të shpëtuar sezonin e klubit u vlerësua me 91 vota, duke lënë pas Domeniko Tedeskon e Shalkes me dy vota më shumë dhe trajnerin aktual të Bajernit, Niko Kovaç, i cili u vlerësua me 77 vota për punën e bërë sezonin e shkuar në pankinën e Aintrahtit të Frankfurti­t (Fitoi Kupën e Gjermanisë). "Në karrierën time si trajner kam pasur një numër tmerrësish­t të madh lojtarësh shumë të talentuar, por me Toni Krosin ndjeva menjëherë që ai do të merrte rrugën profesiona­le", e vlerësoi Hejnkes.

73-vjeçari, i cili fitoi titullin kampion të Bundesligë­s sezonin e fundit, përpara se të ridilte në pension, e fiton për herë të dytë çmimin e trajnerit më të mirë të vitit pas atij në 2013, kur rrëmbeu tripletën. "Jam shumë i surprizuar që u votova trajneri i vitit nga gazetarët.

Kompliment­i më i madh u shkon atyre që votuan për mua, sepse ka shumë trajnerë të mirë në Bundesligë, të cilët e meritojnë këtë çmim gjithashtu dhe sigurisht Kristian Shtraih i Frajburgut", tha vetë Hejnkes, i cili urohet edhe nga miku i tij i vjetër, Uli

Hënes. "Është veçanërish­t e bukur që në kohët kur mbizotëron mania e trajnerëve të rinj, këtë anketë e fiton një trajner i vjetër. Hejnkes e meriton këtë çmim, sepse ai ka ndryshuar rrënjësish­t situatën që nga dita e parë", thotë presidenti i Bajernit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania