Panorama Sport (Albania)

Gomez tërhiqet nga kombëtarja: Por kam moshën biologjike të Ronaldos

Sulmuesi 33-vjeçar i Shtutgarti­t i jep fund me Gjermaninë

-

Mario Gomez nuk do të luajë më për kombëtaren e Gjermanisë. Sulmuesi 33-vjeçar i Shtutgarti­t ka konfirmuar tërheqjen përmes një postimi në "Facebook". "Tani është koha të tërhiqem dhe t'u lë hapësirë shumë djemve të rinj dhe të talentuar për të pasur shansin të përmbushin ëndrrën e tyre dhe provojnë veten, të fitojnë eksperienc­ë dhe arrijnë më të mirën për Gjermaninë", shkruan lojtari që ka shënuar 31 herë me fanellën e "pancerave" në 78 ndeshje. Dhe Gomez nuk e kurseu as humorin pas vizitave mjekësore përpara sezonit, teksa e krahasoi veten me Kristiano Ronaldon: "Jam i lumtur t'iu lajmëroj se pas Kristiano Ronaldos, ndoshta unë jam lojtari i

dytë që zbuloj se mosha ime biologjike është 23 vjeç". Por, ai lë edhe një derë të hapur për rikthimin: "Pata një bisedë shumë pozitive me trajnerin e kombëtares. Vetëm nëse pas dy vitesh, në Kampionati­n Europian për shkaqe të papritura, ai do të kërkojë ndihmën time, atëherë unë jam gati të përgjigjem". Në deklaratën

e tij të gjatë, Gomez shkruan ndër të tjera: "Për mua Kupa e Botës në Rusi ishte një ëndërr e madhe e bërë realitet, pavarësish­t se eliminimi fatkeq në fazën e grupeve na ka zhgënjyer thellësish­t të gjithëve. Gjatë gjithë karrierës sime unë kam mundur të luaj për kombëtaren gjermane. Por, kur e ndoqa i dëmtuar në

2014, kuptova më në fund se sa shumë më kishte munguar skuadra dhe se çfarë nderi i jashtëzako­nshëm ishte për mua që të isha në gjendje që të luaja për një skuadër të tillë. Në Euro 2016 dhe Kupën e Botës 2018 unë mund të marr pjesë në dy turne të tjerë të rëndësishë­m. Për këtë ndiej mirënjohje­n maksimale, edhe pse gjatë turneut të fundit pritshmëri­të nuk arritën të përmbushes­hin. Fatkeqësis­ht, nuk mund të largohesh gjithnjë si fitues nga fusha. Koha ime në kombëtare nuk ishte gjithnjë e lehtë, jo gjithnjë e suksesshme e megjithatë shumë e bukur. Kam takuar shumë njerëz, me të cilët do mbetem shumë i lidhur. Do të qëndroj gjithnjë i lidhur me kombëtaren dhe si të gjithë gjermanët, unë jam një tifoz i madh i kësaj skuadre. I uroj ekipit, trajnerëve dhe gjithë skuadrës së tyre përreth vetëm më të mirën. Do ta shijoj këtë kohë me familjen time gjatë ndeshjeve ndërkombët­are dhe do t'i mbaj gishtat e kryqëzuar".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania