Panorama Sport (Albania)

Tri oferta nga Italia, por Çani pret Partizanin

Sulmuesi skeptik për kërkesat, pasi ka hesape me "demat"

- ILIR CARA

Edgar Çani iu bash kua Partizanit para një viti, si goditja më e madhe e ndodhur ndonjëherë në futbollin shqiptar, për vetë emrin dhe CV-në e lojtarit, por edhe për rrogën që do të përfitonte te "demat", rreth 20 mijë euro në muaj. Aventura e ish- sulmuesit të Kombëtares te të kuqtë ka qenë problemati­ke, pasi vetë lojtari erdhi me problem dëmtimi, duke mos qenë gati për ekipin. Çani firmosi kontratë dyvjeçare me kryeqyteta­sit, por aktualisht të kuqtë nuk e kanë në planet e tyre. Përpos manovrave të kryera gjatë kësaj periudhe, Çani është i vendosur për të mos e prishur kontratën me "demat", ndaj i është bindur edhe urdhrit për të vijuar përgatitje­t me ekipin B, që militon në Kategorinë e Dytë. Një lajm i mirë për drejtuesit e Partizanit vjen nga Italia, pasi mësohet se sulmuesi ka tri oferta, nga klube që luajnë në ligat e ulëta. Burime pranë lojtarët bëjnë me dije për "Panorama Sport" se Viterbeze dhe Katania, që luajnë në Seria C, janë të interesuar­a për shërbimet e Çanit. Madje, Katania mund të ishte një rikthim për ishsulmues­in e Kombëtares, pasi ka qenë në pronësi të këtij klubi për dy sezone, 2013-2015. Gjithashtu edhe Komo, që pas falimentit në sezonin e shkuar përfundoi në Seria D, kërkon që të përforcojë sulmin me shtatlarti­n e Partizanit. Mësohet se lojtari është njohur me këto oferta, por duket skeptik për t'i pranuar.

Detyrimet me Partizanin­Shkak për mospranimi­n e ofertave që i kanë mbërritur nga Italia është kontrata që Çani ka firmosur me Partizanin, pasi termat financiare janë më të larta. Burime pranë lojtarit kanë bërë me dije se Çani nuk e ka të lehtë të shkëputet nga

Partizani, pasi ai ka "hesape" për të mbyllur me të kuqtë. Thuhet se klubi i detyrohet një shumë të madhe lojtarit, i cili është i predispozu­ar për të mos lëshuar asgjë, por të paguhet sipas marrëveshj­es që firmosi me Partizanin në gusht të 2017-ës. Gjithsesi, interesimi i

mbërritur nga Italia për Çanin mund të jetë edhe në leverdi të Partizanit, që mund të "shpëtonte" nga ai investim që nuk u shpërblye kurrë. Por, që palët të zgjidhin marrëveshj­en, duhet që më parë lojtari të përfitojë ato shuma që pretendon nga kontrata për sezonin e shkuar

dhe më pas për të gjetur akordin për vitin në vijim. Ndaj, Viterbeze, Katania dhe Komo mbeten pa përgjigje për momentin, pasi Edgar Çani është i vendosur të presë zgjidhjen që Partizani ka për atë. 29-vjeçari nuk u përfshi nga klubi për dy ndeshjet e Ligës së Europës me Mariborin, ku edhe fanellën me numrin nëntë ia kaloi malazezit Nikoliç, i cili brenda tri javësh doli skarco dhe u largua. Aktualisht, numri nëntë i Çanit mbetet pa pronar, por thuhet se sulmuesi mund ta rifitojë atë fanellë nëse arrin formën optimale, si dhe ndryshon termat financiare të kontratës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania