Panorama Sport (Albania)

Dyshimet për trukim, UEFA do hetojë Luftëtarin

Nën akuzë edhe fitorja 8-0 e Atalantës së Berishës kundër Sarajevës

-

Luftëtari-Ventspils 3-3 do të hetohet nga UEFA si e dyshuar për trukim. Të paktën kështu raportojnë mediat rumune, të cilat kanë zbuluar dje se tri ndeshje në Ligën e Europës kanë dyshime të forta se janë manipuluar për qëllime bastesh. Sipas portalit rumun "fanatik.ro", por gjithashtu atij që përfaqëson të përditshme­n "Sporturilo­r", ndeshja e zhvilluar në "Elbasan Arena" më 19 korrik, ka pasur luhatje të mëdha dhe është raportuar nga kompanitë e basteve. "Luftëtari shënoi me penallti, por afër fundit të pjesës së parë letonezët shënuan dy gola të shpejtë. Barazimi 3-3 erdhi në minutën e tretë shtesë. UEFA ka dhënë pezullimin më të madh në historinë e futbollit, pikërisht ndaj shqiptarëv­e të Skënderbeu­t, të cilët kishin manipuluar së paku 53 ndeshje", shkruante "fanatik.ro". Ndërsa, "Sporturilo­r" shkonte edhe më tej. "UEFA po heton, por nuk ka ende një konkluzion. Mirëpo, me shqiptarët dhe letonezët gjithçka është e mundur. Në sezonin 2013- 2014, klubi letonez Daugava humbi 1-7 në shtëpi nga Elfsborg, duke pësuar gjashtë gola në pjesën e dytë. Ai takim u hetua. Në Letoni ka shumë gjëra të dyshimta. Së pari, presidenti i Ventspils, Adlan Shishkanov. Biznesmeni 44vjeçar rus është i padëshirua­r në Moldavi, pasi udhëhoqi dy klube njëkohësis­ht: Dacia dhe Zimbru. Donte të blinte edhe Karls Zeis Jena, por gjermanët ndienin diçka të dyshimtë, duke iu frikësuar pastrimit të parave". Sarajevo-Atalanta 0-8

UEFA filloi një hetim edhe për ndeshjen e kthimit në turin e dytë të Ligës së Europës mes Sarajevos dhe Atalantës, teksa italianët fituan 0-8 në Bosnjë. Në ndeshjen e parë, në Bergamo, gjithçka u mbyll 2- 2, me italianët që goditën vetëm dy herë portën dhe shënuan. Në Bosnjë, gjërat ishin krejt të ndryshme dhe Atalanta shënoi pesë herë që në pjesën e parë. Lëvizjet e portierit, që gaboi disa herë dhe mbrojtësve të Sarajevos, ishin shumë të dyshimta. Sipas "fanatik.ro", UEFA kishte marrë njoftimin se kjo ndeshje ishte një marrëveshj­e për qëllime bastesh. Vetëm në minutat e fundit, Atalanta pati 10 raste për gol. Në fushë për 90 minuta ishte edhe portieri i Kombëtares, Etrit Berisha.

Rio Ave-Jagielloni­a 4-4

Një ndeshje tjetër e dyshimtë që po hetohet nga UEFA është Rio Ave-Jagielloni­a, e cila përfundoi 4-4. Polakët mposhtën 1- 0 ekipin portugez në ndeshjen e parë, por në kthim ishte një festival golash. Polakët shënuan të parët, ndërsa Rio Ave përmbysi gjithçka në limitin e 45 minutave. Pas rezultatit 3-2 për vendësit deri në minutën e 72-të, ishin polakët që realizuan dy herë brenda shtatë minutave. Më pas erdhi barazimi në fund dhe gjithçka u mbyll me shifrat 4-4.

 ??  ?? Faksimile të mediave rumune
Faksimile të mediave rumune
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania