Panorama Sport (Albania)

Modriç në Madrid, Interi i garanton edhe “pensionin”

Kinezët do t'i ofronin kroatit "pensionin" te Jiangsu

- Përgatiti: LEDIO NASE

Në një dorë orën e kal endarin, në tjetrën telefonin. Janë ditë merkatoje më të çuditshme se zakonisht. Koha kalon dhe ngushtohet, në varësi të kampionate­ve. Dikush nxiton të mbyllë marrëveshj­et që pret prej kohësh e të tjerë presin momentin e duhur për të dhënë goditjen finale. InterModri­ç është një operacion ende i mundshëm, megjithëse i ndërlikuar. Perisiç larg Milanos është një hipotezë, e hapur më së shumti nga fjalët e vetë kroatit.

"DITA X" - Duke nisur nga siguritë: nesër, më 9 gusht, mbyllet merkatoja për klubet e Premier Ligës. Nëse Mançester Junajtid do hidhej në sulm për Perisiçin, pra, duhet të përshpejto­jë ritmin. Në Itali ka më shumë kohë, mbyllet të premten 17 gusht, në 20:00. Ndaj Interi pret. Në krahun tjetër pret edhe Reali i Madridit, gati të bisedojë me Modriçin: dje pasdite mesfushori ka zbarkuar në Milano, me siguri do i bashkohet grupit nesër. Nuk duhet harruar që e mërkura është "dita X": lojtari do ketë një takim ballë për ballë me Florentino Perezin. Në Madrid po tentojnë ta mbajnë me çdo kusht: fillimisht vetë numri një i "Los Blancos" duke nxjerrë në lojën klauzolën 750 milionëshe, e më pas Lopetegui. Ndërsa menaxherët e mesfushori­t, me në krye Pedrarg Mijatoviçi­n, po tentojnë me çdo kusht që të materializ­ohet kalimi tek Interi. Zikaltrit, në rast se Modriç do arrijë të bindë presidenti­n madrilen për ta lënë të lirë, janë menjëherë të gatshëm të gjejnë akordin për transferim­in: kontratë katërvjeça­re për 10 milionë euro neto në sezon, kartoni do diskutohet me Realin (huazim prej rreth 15 milionësh, 150- 160 milionë bruto shifra totale e operacioni­t).

"PENSION" NË KINË - Por, ka edhe një të re: Interi do luante kartën "Kinë". "Suning", në fakt, do ishte gati të përdorte Modriçin si imazh për merkaton kineze dhe do i garantonte edhe një aventurë futbollist­ike te Jiangsu në fund të eksperienc­ës tek Interi. Për momentin mbeten hipoteza. Ndërsa në Spanjë, në rast largimi të Modriç, do kishin kohë të gjenin edhe zëvendësue­sin, nga fakti se merkatoja e La Liga-s është hapur deri më 31 gusht. Emrat e kandidatëv­e janë të mirënjohur: Pjaniç, Milinkoviç­Saviç, Verrati mbi të gjithë. Fillimisht, në çdo rast, duhet pritur takimi ModriçFlor­entino. Gjithmonë në pritje të një vendimi të Perisiçit.

 ??  ?? 'Azimuth Jet', një profil 'Instagram' që merret me fotografi për udhëtime private, publikoi dje momentin e zbarkimit në Madrid të Luka Modriç
'Azimuth Jet', një profil 'Instagram' që merret me fotografi për udhëtime private, publikoi dje momentin e zbarkimit në Madrid të Luka Modriç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania